Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për zbutjen e situatës, por toni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i papajtueshëm. Si do të veprohet më tej?
Një helikopter i KFOR-it qarkullon mbi veriun e Kosovës. Trupat e NATO-s janë përforcuar në veri pas trazirave të hënën e kaluar me 700 ushtarë shtesë. Me gardhe me gjemba dhe bllokime rrugësh, forcat e KFOR-it gati i kanë izoluar hermetikisht disa godina të komunave veriore.
Dhuna shpërtheu pas përpjekjes për të filluar detyrën tre kryetarë shqiptarë të komunave të banuara me shumicë serbe, të zgjedhur me një numër shumë të vogël votash pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët. Një nga këta kryetarë bashkish është Izmir Zeqiri. Pas së hënës ai nuk është kthyer më në komunë. "Megjithëse kam kompetenca që m'i jep kushtetuta, nuk duam të kthehem në një faktor që prodhon dhunë, përkundrazi - qëllimi ynë është paqja, zhvillimi dhe krijimi i një hapësire në të cilën çdo qytetar është krenar."
SHBA-ja nuk është entuziaste me Kosovën
Por parimisht 58-vjeçari e quan të drejtë që qeveria e Prishtinës kishte këmbëngulur që ai të fillonte punën si kryetar komune. Përgjegjësinë për këtë gjendje, Izmir Zeqiri e shkon vetëm tek Serbia. "Problemet me të cilat ne konfrontohemi tani nuk janë të reja, dhe unë besoj, se këto probleme janë ushqyer nga propaganda serbe, unë jam i sigurtë, që ato janë vërejtur edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë."
Por aleatët një pjesë të përgjegjësisë për shpërthimin e dhunës ia vunë edhe Prishtinës, pasi SHBA dhe BE kishin kërkuar më parë nga Prishtina të mos e bënte me detyrim futjen e kryetarëve të komunave në zyrat e tyre. Si reagim, SHBA e përjashtoi Kosovën nga një stërvitje ushtarake. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Prishtinë u shpreh se "do të thoja, se Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk janë shumë entuziastë, kur bëhet fjalë të angazhohen për interesa të tjera të Kosovës, si për shembull puna me vendet e tjera që nuk kanë njohur Kosovën apo mbështetja aktive e zhvillimit europian dhe euroatlantik të Kosovës."
Kush përfiton?
Për studiuesin e Europës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit nga i gjithë ky shkallëzim më shumë përfiton presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. "Serbia del mirë nga kjo, dhe është pozitive për Rusinë. Rusisë i pëlqejnë trazirat në Ballkan." Jo sepse Rusisë, kjo i sjell diçka, por është një manovër për tërheqjen e vëmendjes. Rusisë i ndihmon ta paraqesë të dobët perëndimin dhe i mban marrëdhëniet me Serbinë. "Në të njëjtën kohë Vuçiçi nuk i ka prishur marrëdhëniet me perëndimin dhe kështu ai i ka mbajtur të gjitha dyert të hapura, ashtu siç e bën këtë prej një dekade."
Sipas Bieber adresimet e drejtpërdrejta të fajit nuk janë të peshuara mirë. Dhuna nuk erdhi në fund të fundit nga autoritetet kosovare të sigurisë. "Duhet kërkuar me kujdes se kush është përgjegjës për këtë dhunë. Ka arsye të forta për të besuar, se përgjegjësia qëndron te Beogradi."
BE para rrënojave të politikës së saj
Si Prishtina edhe Beogradi nuk marrin as edhe një pjesë të vogël të përgjegjësisë. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën. BE përpiqet tani të pastrojë rrënojat para të cilave ndodhet: Jo shumë kohë larg BE ndërmjetësoi në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo arriti të lëvizë të dyja palët në deklarata verbale që të normalizojnë marrëdhëniet. Dhuna e re që shpërtheu është një hap mbrapa për një proces, fuqia lëvizëse e të cilit nuk është e sigurtë. "Gati mund të thuash, se e vetmja gjë pozitive në këto zhvillime është që BE-së dhe SHBA-së iu demonstrua para syve, se përpjekjet e deritanishme të tyre nuk kanë aspak sukses", thotë eksperti Florian Bieber.
Një hap pozitiv
Të paktën kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron këtë javë ia dolën të ulin në një tavolinë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi. Shenjat për afrim nuk u dhanë në fund të këtij takimi, por pati kërkesa të reja të palës europiane, për kthim në ujditë e mëparshme. Sipas Scholz një propozim i gatshëm është në tryezë që tani. Ai kërkoi që "të mos lejohet të shtyhet larg kjo mundësi, pse konkretisht tani në këtë situatë mungon guximi për të kryer me përgjegjësi veprimet e duhura."
Konkretisht Kosova duhet të fillojë me realizimin e premtimit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe duhet të mbajë zgjedhje të reja në veri. Qeveria e Prishtinës ka shprehur gatishmëri për zgjedhje të reja, megjithëse gjithçka varet, nëse to do të marrin pjesë serbët. Edhe këtë e kërkuan Macron dhe Scholz në Moldavi.
Serbisë i pëlqen statusquoja
Eksperti për Europën Juglindore, Florian Bieber thotë se duhet një ristartim i negociatave. Për një kthim në premtimet e mëparshme as Serbia dhe as Kosova nuk kanë stimuj të mëdhenj. Për presidentin serb këto probleme janë një manovër e dëshiruar për largimin e vëmendjes nga problemet e brendshme. Kryeministri Kurti nuk do të shkojë shumë larg në lëshimet për komunat serbe. "E me këtë kemi një situatë, ku në të vërtetë të dyja palët nuk janë të gatshme për kompromis", thotë Bieber.
Serbia vetë mund të jetojë shumë mirë me gjendjen e status-quo-së, Kosova jo edhe aq. "Këtu nevojitet presion masiv dhe stimuj masiv për të arritur progres të vërtetë." Asnjë zgjidhje e shpejtë në horizont për një konflikt që zgjat me dekada./DW
Gjatë protestës në Beograd për 2 masakrat e ndodhura muaji...
Në javën e parë të plotë të fushatës së tij presidenciale ...
Në përpjekje për t’u anëtarësuar në Organizatën e Traktati...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtun...
Kremlini ka thënë të shtunën se gazetarët nga “shtetet...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një intervi...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në m...
Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jasht...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani është pro...
Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar st...
Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, ka thënë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se s...
Turqia planifikon të dërgojë komando në Kosovë në datat 4 ...
Udhëheqësi i forcës mercenare ruse, Wagner, Yevgeny Prigoz...
Presidentit amerikan, Joe Biden nuk po i ndahen incide...
Policia greke ka goditur një kartel të drogës që vinte nga E...
Nuk janë të paktë turistët që kanë nisur pushimet e tyre ...
Konflikti në Ngushticën e Tajvanit do të ishte “shkatërrues”...
E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut "Dita X...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...