E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se nuk mund të ketë kryetarë të rinj në katër komunat në veri - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç - pa zgjedhje të reja.
“Unë e kuptoj që zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës, kanë pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet, e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”, ka deklaruar Kurti.
Kurti u është referuar kryetarëve të rinj shqiptarë, të cilët i kanë fituar mandatet në këto komuna, në procesin zgjedhor të prillit, të cilin e kanë bojkotuar pjesëtarë të komunitetit serb.
Tensionet janë rritur në veri, pasi serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potik, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.
Më 29 maj, protesta ka përshkallëzuar në dhunë, mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë.
Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.
Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.
Krahas thirrjeve ndaj Kosovës, Serbisë i është kërkuar që kërkuar që t’i tërheqë forcat e armatosura nga zona afër kufirit, dhe që të ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake, si dhe të kërkojë nga protestuesit në veri të jenë në qetë.
Kurti ka vlerësuar se gjithçka është duke shkuar drejt normalizimit dhe se kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt, “po të mos ishin obstruksionet e Beogradit”.
“Për t’u bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina, që është kryeqyteti i shtetit më demokratik, e me policinë më profesionale në Ballkanin Perëndimor, por është Beogradi, i cili duke mos u distancuar nga krimet e [ish liderit serb, Sllobodan] Millosheviçit”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011.
Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar./ REL
Kremlini ka thënë të shtunën se gazetarët nga “shtetet...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një intervi...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në m...
Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jasht...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani është pro...
Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar st...
Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, ka thënë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se s...
Turqia planifikon të dërgojë komando në Kosovë në datat 4 ...
Udhëheqësi i forcës mercenare ruse, Wagner, Yevgeny Prigoz...
Presidentit amerikan, Joe Biden nuk po i ndahen incide...
Policia greke ka goditur një kartel të drogës që vinte nga E...
Nuk janë të paktë turistët që kanë nisur pushimet e tyre ...
Konflikti në Ngushticën e Tajvanit do të ishte “shkatërrues”...
E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut "Dita X...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari ...
Të paktën 207 persona humbën jetën dhe 900 u plagosën kur dy...
Departamenti i Drejtësisë ka informuar ekipin ligjor t...
ANKARA, Turqi (AP) - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan,...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...