E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë qeveria deri në fillim të vitit 2025. Ligj u miratua pas disa javë negociatash të vështira, por që arriti në fund të shmangë një krizë financiare me pasoja katastrofike. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, Presidenti Biden foli për herë të parë nga Zyra Ovale, për t’i dhënë kështu rëndësinë e duhur momentit.
Që kur mori detyrën në fillim të vitit 2021, Presidenti Joe Biden nuk i ishte drejtuar ndonjëherë kombit nga Zyra Ovale. Kjo ndodhi të premten.
“Askush nuk mori gjithçka që donte, por populli amerikan mori atë që i duhej. Shmangëm një krizë dhe një kolaps ekonomik”, tha Presidenti Biden.
Të shtunën, Presidenti Biden firmos ligjin e miratuar me shumicë dërrmuese në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat më herët gjatë javës.
Ligji i mundëson qeverisë të vazhdojë të marrë hua për 19 muajt e ardhshëm, për të plotësuar nevojat e saj dhe shmangë falimentimin, që mund të shkaktonte kaos në sistemet financiare në mbarë globin.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili negocioi me Presidentin Biden, vuri theksin tek aspekti i kursimeve, duke thënë se ligji parashikon shkurtimet më të mëdha buxhetore që ka miratuar ndonjëherë Kongresi.
“Ky do të jetë ligji 2.1 trilionë dollarë”, tha ai.
Rritja e tavanit të borxhit është një proces rutinë që ka ndodhur 78 herë që nga viti 1960, por i cili që nga viti 2011 u shndërrua në burim konflikti për shkak të ndasive në sistemin qeverisës të Shteteve të Bashkuara.
Tashmë po bëhen edhe përpjekje për ta reformuar procesin, si p.sh. me një legjislacion të ri që do t’i detyronte ligjvënësit të votojnë çdo vit për politikat për uljen e borxhit, duke pezulluar automatikisht edhe tavanin e borxhit.
“Do t’i bashkonte këto dy çështje në një mënyrë që do t’i hiqte rrezikshmërinë tavanit të borxhit dhe do ta eliminonte njëherë e mirë idenë e falimentit, duke e lidhur me procesin vjetor të hartimit të buxhetit”, thotë Rachel Snyderman, nga Qendra e Politikave Dypartiake.
Shtetet e Bashkuara kanë tashmë një borxh prej 31.4 trilionë dollarësh dhe po vazhdon ta rrisë atë.
Zyra për Buxhetin e Kongresit parashikon një deficit të buxhetit federal prej 1.5 trilionë dollarësh për vitin 2023, i cili mund të dyfishohet në gati 2.7 trilionë dollarë deri në vitin 2033./ VOA
Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jasht...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani është pro...
Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar st...
Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, ka thënë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se s...
Turqia planifikon të dërgojë komando në Kosovë në datat 4 ...
Udhëheqësi i forcës mercenare ruse, Wagner, Yevgeny Prigoz...
Presidentit amerikan, Joe Biden nuk po i ndahen incide...
Policia greke ka goditur një kartel të drogës që vinte nga E...
Nuk janë të paktë turistët që kanë nisur pushimet e tyre ...
Konflikti në Ngushticën e Tajvanit do të ishte “shkatërrues”...
E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut "Dita X...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari ...
Të paktën 207 persona humbën jetën dhe 900 u plagosën kur dy...
Departamenti i Drejtësisë ka informuar ekipin ligjor t...
ANKARA, Turqi (AP) - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan,...
Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se n...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...