Koreja e Jugut burgos ish-kryeministrin Han Duck-soo
Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi të mërkurën ish-kryemi...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar ftesë personale nga udhëheqësi amerikan, Donald Trump, që ta përfaqësojë vendin në Bordin e Paqes, “si anëtare themeluese”.
"Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-në në misionin për një botë më të sigurt", shkroi Osmani në Facebook.
Ky bord pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian.
Osmani tha se udhëheqja e guximshme e ndërton paqen dhe nuk flet thjesht për paqen, dhe kjo është, sipas saj, pikërisht ajo që po bën presidenti amerikan"nëpërmjet kësaj iniciative historike".
Presidentja kosovare tha se SHBA-ja solli paqen në Kosovë dhe Kosova sot është aleate “e palëkundur e saj për ta çuar paqen më tej”.
“Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes - dhe ne jemi gati”, shkroi ajo.
Në letrën e Trumpit, që mban datën 20 janar, thuhet se më 29 shtator të vitit 2025 ai njoftoi për Planin gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë, përmes një plani 20-pikësh “që shpejt u mbështet nga të gjithë liderët botëror”. Aty përmendet edhe një rezolutë e Kombeve të Bashkuara që mbështet këtë plan.
“Tani është koha që t’i bëjmë këto ëndrra realitet. Në zemër të planit është Bordi i Paqes, që është bordi më mbresëlënës i themeluar ndonjëherë”, thuhet në letrën e Trumpit.
Trump thotë se pret që të punojë me Osmanin për “shumë kohë në të ardhmen, drejt arritjes së qëllimit për paqe të qëndrueshme botërore, mirëqenie dhe madhështi për të gjithë”.
Disa media ndërkombëtare, duke u thirrur në burime, kanë raportuar se Trump dëshiron që shtetet të paguajnë 1 miliard dollarë për të qenë anëtarë të përhershëm. Sipas CNN-it, ata që nuk e paguajnë këtë shumë do të kenë një mandat trevjeçar.
Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina i tha Radios Evropa e Lirë se një pagesë e tillë nuk është kërkuar.
“Pra nuk është kërkuar pagesa prej 1 miliard dollarësh. E shihni edhe vet në ftesë”, tha ai.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria ka pranuar ftesën e Trumpit.
Ftesa të tilla kanë pranuar edhe udhëheqës të Izraelit, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Bahrejnit, Kanadasë, Argjentinës, Paraguajit, Azerbajxhanit dhe shteteve të tjera.
Trump ka ftuar po ashtu edhe Kinën dhe Rusinë. Por, jo të gjithë që kanë pranuar ftesën nga Trumpi janë zotuar për të qenë pjesë e Bordit. Ftesa për pjesëmarrje është refuzuar nga Franca dhe Suedia.
Ditë më parë u publikuan disa emra të tjerë që janë emëruar nga SHBA-ja për të qenë pjesë e këtij bordi.
Mes emrave përfshihen sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump, Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner.
Trump është kryetar i bordit, sipas një plani që Shtëpia e Bardhë e tij e bëri publik në tetor.
Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, e miratuan planin e Trumpit, që parashikon që një organ teknokratik palestinez të mbikëqyret nga bordi ndërkombëtar, i cili do të mbikëqyrë qeverisjen e Gazës për një periudhë tranzitore.
Shumë ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë thënë se mbikëqyrja nga Trumpi e një bordi që kontrollon qeverisjen e një territori të huaj i ngjan një strukture koloniale, ndërsa përfshirja e Blairit u kritikua vitin e kaluar për shkak të rolit të tij në luftën në Irak dhe historisë së imperializmit britanik në Lindjen e Mesme.
Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar në mes të nëntorit të vitit të kaluar, autorizoi bordin dhe vendet që punojnë me të për të krijuar këtë bord në Gazë.
Shtëpia e Bardhë po ashtu ka emëruar një Bord Ekzekutiv për Gazën, me 11 anëtarë, ku përfshihen ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, koordinatorja e posaçme e OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Sigrid Kaag, ministrja e Emirateve të Bashkuara Arabe për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Reem Al-Hashimy, dhe miliarderi izraelito-qipriot, Yakir Gabay, së bashku me disa anëtarë të bordit ekzekutiv.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se ish-ministri i Jashtëm bullgar, Nikolay Mladenov, do të udhëheqë administratën kalimtare në Gazë.
Ky bord shtesë do të mbështesë zyrën e Mladenovit dhe organin teknokratik palestinez.
Tre muaj më parë, Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për armëpushim, por që atëherë palët kanë këmbyer akuza për shkelje të tij.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer më shumë se 250 të tjerë. Lufta ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz në Gazë, ka shkaktuar një krizë urie dhe ka sjellë shkatërrime të mëdha./REL
Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi të mërkurën ish-kryemi...
Presidenti amerikan, Donald Trump, në formunin e Davosit k...
Parlamenti Europian votoi të mërkurën me shumicë dërrmuese...
Presidenti Donald Trump, në fjalimin e mbajtur në forumin ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të zhvillo...
Japonia ka rinisur punën e një reaktori në centralin bërth...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, n...
Një vrasje ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në...
Mungesa e barnave për diabet në Maqedoninë e Veriut po bëh...
Avioni i Donald Trump, “Air Force One”, u detyrua të ndërp...
“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përpiqet të zëvend...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë ftesë nga pr...
Trump kërcënon për të marrë kontrollin e Groenlandës, ndër...
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka zhvilluar një bis...
Politika doganoree Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, k...
Një shofer treni ka humbur jetën dhe të paktën 37 persona ...
Puna në më shumë se një vend mund të përmirësojë aftësinë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...