Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë/ Shoferi humb jetën, 37 të lënduar
Një shofer treni ka humbur jetën dhe të paktën 37 persona ...

Politika doganoree Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ndikuar fort tek eksportuesit gjermanë të mësuar me suksese. Sipas Entit Federal gjerman të Statistikave eksportet e mallrave "Made in Germany" për në SHBA ranë vitin e kaluar me 9.4 përqind, një pakësim ky i ndjeshëm.
Kurse importet nga Shtetet e Bashkuara, në Gjermani u rritën me 2.2 përqind. Nga janari deri në nëntor 2025 eksportet gjermane në SHBA kapën një vlerë prej në 135.8 miliardë euro, kurse ato nga SHBA në Gjermani ishin 86.9 miliardë euro.
Suficiti i eksporteve gjermane është zvogëluar
Në përgjithësi suficiti i eksporteve nga Gjermania në tregtinë me SHBA-në ra në vitin 2025 në 48.9 miliardë euro, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2021 i pandemisë së virusit korona.
Suficit eksportesh gjermane do të thotë që Gjermania shet dukshëm më shumë mallra në SHBA sesa anasjelltas. Për këtë shkak presidenti Trump e vuri Gjermaninë - kryesisht eksportet e makinave - në shënjestër duke kritikuar vazhdimisht suficitet e mëdha tregtare të Gjermanisë me SHBA-në dhe duke argumentuar se ato ishin të dëmshme për ekonominë amerikane. Një motiv kyç pas politikës së tij doganore proteksioniste është përpjekja për të kompensuar çekuilibra të tillë tregtarë, të cilët ai i konsideron "të padrejtë".
Industria e automobilave e goditur veçanërisht rëndë
Dhe vërtet sidomos industria gjermane e automobilave pësoi humbje të mëdha për shkak të politikave doganore të Trumpit. Eksportet e makinave dhe të pjesëve të makinave ranë nga janari në nëntor 2025 me 17.5 përqind, duke arritur një vlerë prej 26.9 miliardë eurosh. Ndërkohë eksportet e makinerive ranë me 9.0 përqind në 24.1 miliardë euro.
Kurse industria farmaceutike arriti të ruajë volumin e saj të eksporteve, të cilat u rritën me 0.7 përqind në një vlerë prej 26.2 miliardë euro.
Kina përsëri partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë
Nga janari deri në nëntor 2025 SHBA-ja humbi gjithashtu pozicionin e saj si partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, një pozicion që e kishin fituar për herë të parë në vitin 2024. Tani partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë është sërish Kina.
Tregtia e përgjithshme me Republikën Popullore të Kinës, pra vlera e të gjitha eksporteve dhe importeve, arriti në këtë periudhë afërsisht 230.8 miliardë euro. Kurse ajo me SHBA-në ishte vetëm 222,8 miliardë euro. /DW
Një shofer treni ka humbur jetën dhe të paktën 37 persona ...
Puna në më shumë se një vend mund të përmirësojë aftësinë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një vjetorin e rikt...
Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në konferencën e tij në...
Mandati i dytë dhe aktual Donald Trump si president i Shte...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Bashkimi Evropian ka propozuar të martën ndalimin e ekspor...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Evropa...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të godi...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen de...
Shkollat në të gjithë rajonin e Atikës në Greqi do të mb...
Teksa retorika e Trump-it ndaj udhëheqësve europianë përsh...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të ...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në një konfere...
Edhe sot, Kosova është zgjuar nën zhurmën e gjeneratorëve....
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një reagimi në ...
Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka bërë të qartë se n...
Mbi 100 automjete janë përfshirë në një aksident masiv në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...