"Një budallallëk i madh"/ Trump, për Britaninë: Aleati ynë "brilant" do t’u rikthejë sovranitetin Ishujve Chagos
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një reagimi në ...

Edhe sot, Kosova është zgjuar nën zhurmën e gjeneratorëve. Për të dytën herë brenda pak ditëve, sistemi energjetik në Kosovë është në kaos. KOSTT ka bërë të ditur se KESCO sërish ka devijuar ndërmjet energjisë dhe kërkesës reale.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë (KOSTT) njoftoi se shteti po përballet me probleme të furnizimit me energji elektrike.
Përmes një njoftimi KOSTT ka treguar se po përballet me vështirësi në balancimin e sistemit energjetik, për shkak të, siç u shpreh, devijimeve të mëdha midis energjisë së nominuar dhe kërkesës reale.
Energjia e nominuar është parashikimi që bën Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) se sa energji u duhet konsumatorëve.
“Sot, KESCO ka nominuar rreth 26.17 për qind më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar zonën e kontrollit KOSTT në jobalanca mesatare prej rreth 211 MW në orë, ndërsa në disa orë këto jobalanca tejkalojnë 260 MW në orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik”.
KOSTT-i kërkoi që nominimet të reflektojnë “saktë kërkesën reale” duke kërkuar korrigjim të menjëhershëm në mënyrë të që ruhet siguria e sistemit energjetik.
“Në këtë situatë, KOSTT është detyruar që të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes”, u tha në njoftim.
Kurse, KESCO ka njoftuar konsumatorët dhe opinionin publik se sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore.
Sipas KESCO, temperaturat e ulëta dhe përdorimi i shtuar i energjisë elektrike për ngrohje kanë ndikuar në rritje të theksuar të konsumit.
“Në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm. Megjithatë, mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova, duke e bërë të vështirë mbulimin e plotë të kërkesës në çdo moment”.
KESCO thotë se është vazhdimisht i angazhuar në shfrytëzimin e të gjitha mundësive të disponueshme për sigurimin e energjisë elektrike, përfshirë kontratat afatgjata dhe blerjet në tregjet afatshkurtra.
Megjithatë, në njoftim thuhet se në situata kur nevoja për import është shumë e lartë, mbulimi i plotë i kërkesës paraqet vështirësi të mëdha.
“Kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm si nga aspekti operativ ashtu edhe nga ai teknik. KESCO mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ndaj konsumatorëve dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet relevante, po punon për ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe sigurimin e furnizimit me energji elektrike. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe sfiduese”.
Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka thënë se KOSTT duhet ta tregojë orarin e reduktimeve.
“KOSTT lirisht mundet me i thjeshtu komunikatat, në vend të “nominimeve të KESCO” vetëm na tregoni orarin e reduktimeve – sa me sa – sa orë do të ketë rrymë dhe sa orë s’do të ketë rrymë”.
Ka reaguar edhe analisti politik Shenoll Muharremi, i cili ka lidhur situatën energjetike me performancën e qeverisë dhe rezultatin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një postim publik, Muharremi shkruan se, ashtu siç po bien blloqet e KEK-ut, është dashur të binte edhe mbështetja elektorale për LVV-në. Sipas tij, nëse partia ka pasur 42.3 për qind të votave, pas kësaj qeverisjeje ajo është dashur të zbresë në rreth 30 për qind.
“Po doni me qenë krenar, po të varfën. Me e ngritë kokën lart po doni, e këpucat i keni të grisura”, shkruan Muharremi, duke përdorur metafora për të përshkruar gjendjen ekonomike dhe infrastrukturore të vendit.
Ai shton se shteti po i lë bizneset pa energji elektrike, por njëkohësisht po vazhdon t’ua marrë taksat, duke e krahasuar këtë situatë me shfrytëzimin e një lope që ushqehet gjithnjë e më pak, derisa rrezikon të ngordhë.
Qytetarët në Kosovë janë përballur me mungesë të energjisë elektrike edhe në të kaluarën, dhe rasti i fundit ishte në dhjetorin e vitit 2025, kur autoritetet bën thirrje për kursim të energjisë elektrike në orët e pikut.
Kosova prodhon pjesën më të madhe të energjisë elektrike përmes dy termocentraleve të vjetra, Kosova A dhe B.
Përmes këtyre dy termocentraleve, që funksionojnë me thëngjill, Kosova prodhon 94 për qind të energjisë, apo rreth 800 megavat në orë, ndërkaq pjesa tjetër sigurohet përmes energjisë së gjelbër, përkatësisht nga hidrocentralet, turbinat e erës dhe panelet diellore.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se vetëm më 2025 ka ndarë miliona euro për rehabilitimin e tyre.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi ka importuar rrymë në vlerë të rreth 248 milionë eurove në periudhën janar-nëntor 2025, ndërsa ka eksportuar në vlerë të rreth 48 milionë eurove.
Importin, Kosova e ka siguruar kryesisht nga Maqedonia e Veriut, në vlerë të 114 milionë eurove, dhe nga Shqipëria, në vlerë të 94 milionë eurove, ndërsa ka importuar në vlera nga 3-4 milionë edhe nga Sllovenia, Serbia e Danimarka. /Monitor
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një reagimi në ...
Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka bërë të qartë se n...
Mbi 100 automjete janë përfshirë në një aksident masiv në ...
Pjesëmarrja e Donald Trump në Forumin e Davosit zgjoi inte...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është zotuar se do ta z...
Një seri prej tre sulmesh peshkaqenësh në pak më shumë se ...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë Kuvendin e ...
Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg H...
Presidenti bullgar Rumen Radev njoftoi këtë të hënë se do ...
Banda të armatosura kanë rrëmbyer dhjetëra njerëz që ndiqn...
Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të ca...
Një shqiptar i burgosur me dënim të përjetshëm u vra në qe...
Në një kohë kur Kosova është mburrur si dhe lavdëruar nga ...
Kremlini ka njoftuar se Vladimir Putin është ftuar të bash...
Dy persona, përfshirë një person të armatosur, u vranë dhe...
Qeveria spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht tri ditë zie ko...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, ka ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk ndihet...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...