Panik në plazhet e Australisë/ Tre sulme peshkaqenësh brenda 24 orëve, 2 të lënduar
Një seri prej tre sulmesh peshkaqenësh në pak më shumë se ...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është zotuar se do ta zbatojë plotësisht kërcënimin e tij për të vendosur tarifa ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesën e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.
Ndërkohë nga krahu tjetët aleatët evropianë janë zotuar në mbrojtje të sovranitetit të Groenlandës. Ministri i jashtëm i Danimarkës theksoi se presidenti i SHBA-së nuk mund të pushtojë territorin gjysmë-autonom danez.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar se e ardhmja e Groenlandës u takon vetëm groenlandezëve dhe danezëve të vendosin.
Të hënën, Trump nuk pranoi të përjashtonte përdorimin e forcës dhe këmbënguli se do të vazhdonte me tarifat për mallrat që mbërrijnë në SHBA nga Mbretëria e Bashkuar dhe shtatë vende të tjera aleate të NATO-s.
Në një postim në Truth Social në orët e para të mëngjesit të së martës, presidenti amerikan tha se pati një bisedë telefonike shumë të mirë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe ra dakord për një takim të palëve të ndryshme në Zvicër këtë javë.
"Groenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore. Nuk mund të ketë kthim pas - Për këtë, të gjithë janë dakord!", tha ai.
Trump ka thënë se do t’i ngarkojë Britanisë një tarifë prej 10% për çdo mall të dërguar në SHBA nga 1 shkurti, duke u rritur në 25% nga 1 qershori, derisa të arrihet një marrëveshje që Uashingtoni të blejë Groenlandën nga Danimarka.
Ai tha se e njëjta gjë do të vlente edhe për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe Finlandën, të cilat janë të gjitha anëtare të aleancës mbrojtëse NATO, e cila u themelua në vitin 1949.
“Evropa duhet të përqendrohet në luftën me Rusinë dhe Ukrainën sepse, sinqerisht, e shihni se çfarë u ka sjellë kjo... Kjo është ajo në të cilën Evropa duhet të përqendrohet - jo në Groenlandë”, tha Trump për mediat.
Danimarka ka paralajmëruar se veprimi ushtarak i SHBA-së në Groenlandë do të shënonte fundin e NATO-s. Në ditët e fundit, Groenlanda ka marrë mbështetje nga anëtarët evropianë të aleancës - disa madje dërguan një grusht trupash në Groenlandë javën e kaluar në një veprim të parë si simbolik.
Bashkimi Evropian do të mbajë një samit emergjent në Bruksel për udhëheqësit e tij të enjten, ku do të diskutojnë se si t'i përgjigjen kërcënimit të fundit të Trump për të pushtuar Groenlandën. Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, tha se blloku nuk ka interes të fillojë një luftë, por do të qëndrojë në pozicionin e tij.
"Por kërcënimet tregtare nuk janë mënyra për ta zgjidhur këtë çështje. Sovraniteti nuk është për tregti", shtoi Kallas.
Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (Norad) njoftoi të hënën se disa avionë janë duke shkuar drejt Bazës Hapësinore Pituffik në Grenlandë. Organizata e përbashkët e mbrojtjes ushtarake SHBA-Kanada theksoi se ato janë pjesë e një operacioni rutinë për të mbështetur aktivitete të ndryshme të planifikuara prej kohësh të Noradit dhe tha se ato ishin koordinuar me Danimarkën dhe se qeveria e Groenlandës ishte informuar. Operacione të ngjashme të Norad në bazë u zhvilluan në vitet 2022, 2023 dhe vitin e kaluar. /CNA
Një seri prej tre sulmesh peshkaqenësh në pak më shumë se ...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë Kuvendin e ...
Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg H...
Presidenti bullgar Rumen Radev njoftoi këtë të hënë se do ...
Banda të armatosura kanë rrëmbyer dhjetëra njerëz që ndiqn...
Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të ca...
Një shqiptar i burgosur me dënim të përjetshëm u vra në qe...
Në një kohë kur Kosova është mburrur si dhe lavdëruar nga ...
Kremlini ka njoftuar se Vladimir Putin është ftuar të bash...
Dy persona, përfshirë një person të armatosur, u vranë dhe...
Qeveria spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht tri ditë zie ko...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, ka ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk ndihet...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinu...
Të paktën 39 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë jan...
20 janari i vitit 1990 është një moment historik vendimtar...
Vendimi i Ryanair për të anashkaluar WiFi-n e Starlink ësh...
Reza Pahlavi, djali i shahut të rrëzuar në Revolucionin Is...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka intensifikuar kërcën...
Popullsia e Kinës ka shënuar rënie në vitin 2024, për të k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...