"Tarifat do të zbatohen 100%"/ Trump nuk tërhiqet për Groenlandën, BE zotohet të mbrojë interesat e veta
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është zotuar se do ta z...

Pjesëmarrja e Donald Trump në Forumin e Davosit zgjoi interes të madh: Konfliktet globale, politika e SHBA-së si dhe një delegacion i kryesuar nga presidenti Trump rekord do të jenë në qendër të Forumit Ekonomik Botëror.
Takimi zhvillohet në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përpiqet të çmontojë rendin ndërkombëtar: nga pezullimi i rregullave të përcaktuara tregtare dhe tërheqja nga organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë Marrëveshjen e OKB-së për Klimën, deri te arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe kërcënimi për të aneksuar Groenlandën. Fjalimi i Donald Trump të mërkurën në Davos pritet me interes sidomos në sfondin e kërcënimeve të presidentit amerikan, për të marrë ishullin e Groenlandës, që i përket vendit partner në NATO, Danimarkës.
Sulmi i Trump ndaj rregullave ndërkombëtare, që janë në fuqi që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ndikimi i tij në paqen botërore, politikën dhe ekonominë do të jenë ndër temat qendrore të forumit pesëditor, që u hap më 19 janar nën moton "Në Frymën e Dialogut".
Përveç Donald Trump, në Davos do të vijnë më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili do të mbajë një fjalim të enjten në Davos. Edhe kryeministri kanadez Mark Carney dhe presidenti argjentinas Javier Milei janë në Davos, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, zëvendëskryeministri kinez He Lifeng, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa priten gjithashtu në Zvicër.
Delegacion jashtëzakonisht i madh nga SHBA
Trump kryeson delegacionin më të madh amerikan në historinë e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, i përbërë nga pesë anëtarë të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Delegacioni përfshin Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të Dërguarin Special Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Kjo përgatit terrenin për bisedime të nivelit të lartë mbi Ukrainën, Venezuelën dhe Rripin e Gazës. Irani, ku dëshmitarët okularë raportojnë një shtypje brutale të protestave antiqeveritare, ka të ngjarë të jetë gjithashtu në agjendë.
Në kuadrin e këtij samiti, Trump pritet të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatët e G7 të Kievit - përfshirë krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë, si dhe Presidenten e Komisionit Evropian - për të siguruar mbështetjen e SHBA-së për garancitë e sigurisë për Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.
Prania e fortë e SHBA-së përforcohet edhe nga fakti se këtë vit, për herë të parë, në Davos ka një "Shtëpi të SHBA-së" - një vend për evente në një kishë të vogël në shëtitoren kryesore, ku përfaqësuesit e SHBA-së do të zhvillojnë takime për të vendosur kontakte me investitorë.
Organizata, e cila ekziston që nga viti 1971, synon të promovojë dialogun, por vetë po përballet me vështirësi, pasi multilateralizmi dhe tregtia e lirë kanë humbur rëndësinë. /DW
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është zotuar se do ta z...
Një seri prej tre sulmesh peshkaqenësh në pak më shumë se ...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë Kuvendin e ...
Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg H...
Presidenti bullgar Rumen Radev njoftoi këtë të hënë se do ...
Banda të armatosura kanë rrëmbyer dhjetëra njerëz që ndiqn...
Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të ca...
Një shqiptar i burgosur me dënim të përjetshëm u vra në qe...
Në një kohë kur Kosova është mburrur si dhe lavdëruar nga ...
Kremlini ka njoftuar se Vladimir Putin është ftuar të bash...
Dy persona, përfshirë një person të armatosur, u vranë dhe...
Qeveria spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht tri ditë zie ko...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, ka ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk ndihet...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinu...
Të paktën 39 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë jan...
20 janari i vitit 1990 është një moment historik vendimtar...
Vendimi i Ryanair për të anashkaluar WiFi-n e Starlink ësh...
Reza Pahlavi, djali i shahut të rrëzuar në Revolucionin Is...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka intensifikuar kërcën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...