Bisedimet për paqe/ Witkoff do të zhvillojë takim me Putin-in
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të zhvillo...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 21 janar se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Groenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “në prapaskenë” për këtë çështje.
Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë nën kontroll këtë ishull, duke theksuar se diplomacia është më e rëndësishme sesa deklaratat publike.
“Ju siguroj se për këtë çështje po punoj në prapaskenë”, tha shefi i NATO-s gjatë një paneli në Davos.
Ai përsëriti se nuk do të prononcohet publikisht, pasi, sipas tij, “e vetmja mënyrë për ta zgjidhur krizën është diplomacia e menduar mirë”.
Rutte është udhëheqësi i vetëm që deri më tani ka konfirmuar se do të takohet me Trump-in në margjinat e forumit në Davos të Zvicrës.
Duke folur në panel, Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës, por shtoi se Amerikës i duhet “një Europë e sigurt dhe një Arktik i sigurt”.
Ai theksoi se sa i përket Arktikut, pajtohet me presidentin amerikan.
“Duhet ta mbrojmë Arktikun nga ndikimi rus dhe kinez”, tha Mark Rutte.
Ai po ashtu kërkoi që Europa dhe SHBA-ja mospajtimet për Grenlandën t’i shpërqendrojnë nga lufta në Ukrainë, që Rusia e nisi afër katër vjet më parë.
“Përqendrimi në Ukrainë duhet të jetë prioriteti ynë kryesor, është thelbësor për sigurinë europiane dhe të SHBA-së”, u shpreh ai.
Trump më herët ka argumentuar se SHBA-së i duhet Groenlanda për të garantuar sigurinë kombëtare amerikane kundër rivalëve të Uashingtonit, Rusisë dhe Kinës.
Groenlanda, territor i Danimarkës me rreth 57.000 banorë, nuk është anëtare e pavarur e NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në këtë aleancë ushtarake. Një përpjekje për marrjen nën kontroll të Groenlandës do të përbënte rastin e parë në historinë e NATO-s që një aleat të cenojë territorin e një shteti tjetër anëtar të aleancës. /REL
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të zhvillo...
Japonia ka rinisur punën e një reaktori në centralin bërth...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, n...
Një vrasje ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në...
Mungesa e barnave për diabet në Maqedoninë e Veriut po bëh...
Avioni i Donald Trump, “Air Force One”, u detyrua të ndërp...
“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përpiqet të zëvend...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë ftesë nga pr...
Trump kërcënon për të marrë kontrollin e Groenlandës, ndër...
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka zhvilluar një bis...
Politika doganoree Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, k...
Një shofer treni ka humbur jetën dhe të paktën 37 persona ...
Puna në më shumë se një vend mund të përmirësojë aftësinë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një vjetorin e rikt...
Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në konferencën e tij në...
Mandati i dytë dhe aktual Donald Trump si president i Shte...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Bashkimi Evropian ka propozuar të martën ndalimin e ekspor...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Evropa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...