Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Koreja e Veriut tha sot se lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale për të “frikësuar armiqtë”, ndërsa Koreja e Jugut dhe Japonia ranë dakord në një takim për të thelluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë rajonale me Shtetet e Bashkuara dhe po zhvillojnë një stërvitje ushtarake në të gjithë rajonin.
Raketa u lëshua të enjten në mëngjes, disa orë përpara se presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, të takohej me kryeministrin japonez Fumio Kishida në një samit që synonte pjesërisht thellimin e marrëdhënieve në fushën e sigurisë përballë kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.
Me katër prova me raketa në rreth një javë, Koreja e Veriut ka intensifikuar reagimin e saj ndaj stërvitjeve ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Manovrat e tanishme janë ndër më të mëdhat në vite.
E lëshuar në një kënd të lartë për të shmangur territorin e fqinjëve të Koresë së Veriut, raketa arriti një lartësi maksimale prej 6045 kilometrash, përpara se të binte në ujërat e brigjeve lindore të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut.
Në një konferencë shtypi të enjten, zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Patrick Ryder përsëriti qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se manovrat me Korenë e Jugut dhe Japoninë janë të natyrës mbrojtëse.
“Stërvitjet që Shtetet e Bashkuara po bëjnë me Japoninë dhe Korenë e Jugut janë të natyrës mbrojtëse dhe synojnë të forcojnë ndërveprimin tonë dhe të frenojnë agresionet e mundshme në rajon. Ky është qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm. Reagimet e Koresë së Veriut ndaj këtyre stërvitjeve, siç e kam thënë më parë, janë të papërshtatshme, destabilizuese dhe shqetësuese për vendet e rajonit”, tha ai.
Ushtria e Koresë së Jugut dhe ajo e Japonisë dhanë vlerësime të ngjashme, duke thënë se rrezja e veprimit të raketës së Phenianit mbërrin deri në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Mbetet e paqartë nëse Koreja e Veriut ka prodhuar bomba të vogla bërthamore që mund të instalohen në raketat e saj me rreze të gjatë veprimi ose teknologjinë për t’u siguruar që mbushjet e saj bërthamore mund t’i mbijetojnë rihyrjes në atmosferë pas lëshimit në një trajektore normale.
Lëshimi i raketës u vëzhgua nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe vajza e tij, që besohet se quhet Kim Ju Ae dhe është rreth 10 vjeç.
Ajo e ka shoqëruar atë në disa ngjarje ushtarake që nga nëntori i vitit të kaluar.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë në mes të një stërvitjeje të madhe të përbashkët ushtarake 11-ditore, më e madhja e këtij lloji në pesë vjet. Stërvitjet janë shtuar gjatë vitit të kaluar, pasi Koreja e Veriut ka lëshuar një numër rekord raketash./ VOA
Gjykata Hagës (ICC) lëshoi një urdhër arresti ndaj preside...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia d...
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një mble...
“Planet e Perëndimit për ta izoluar Rusinë, duke na rr...
Vrasjet me armë, si në sallën ku ishin grumbulluar Dës...
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan autoritetet ru...
Tërheqja e serbëve nga institucionet në Veri të Kosovë...
Teksa distrikti financiar në Nju Jork, Wall Street, u tron...
Një javë pas falimentimit të dytë më të madh në sistemin b...
Pentagoni publikoi sot pamjet e incidentit të dy avionëve ...
Presidenti i Finlandës njoftoi të mërkurën se Turqia k...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përballet me atë...
Ekspertët e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane ...
Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të ...
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se pati një bisedë...
Ministri i Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaa...
Departamenti amerikan i Thesarit, u vendosi sanksione tre ...
Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës...
Ish-deputeti bullgar, i akuzuar për spiunim për Rusinë dhe...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...