Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se pati një bisedë telefonike me homologun e tij rus të mërkurën lidhur me rrëzimin e dronit amerikan mbi Detin e Zi.
Incidenti i kishte sjellë të dy vendet më afër konfliktit të drejtpërdrejtë se kurrë më parë që kur filloi agresioni rus ndaj Ukrainës një vit më parë. Ishte telefonata e parë midis Austin dhe Sekretarit të Mbrojtjes Sergei Shoigu që nga tetori.
"Sapo pata një bisedë telefonike me homologun tim rus, ministrin Shoigu," tha Austin në një konferencë për shtyp në Pentagon. "Siç e kam thënë vazhdimisht, është e rëndësishme që fuqitë e mëdha të jenë modele të transparencës dhe komunikimit dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të fluturojnë dhe të kryejnë aktivitet kudo ku e lejon ligji ndërkombëtar."
Ushtria amerikane tha se rrëzoi mbi Detin e Zi një dron zbulimi MQ-9, “Reaper” të Forcave Ajrore pasi një avion luftarak rus goditi helikën e tij ndërsa po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Rusia ka mohuar se ishte shkaktare e incidentit.
SHBA-ja tha se po punonte për deklasifikimin e videos së regjistruar nga droni që do të tregonte pamjet e rrëzimit të së martës.
Fakti që Sekretari Austin dhe Ministri Shoigu komunikuan drejtpërdrejt, tregon seriozitetin e incidentit mbi Detin e Zi.
Që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, kontaktet midis udhëheqësve ushtarakë të SHBA-së dhe Rusisë kanë qenë të kufizuara. Zyrtarët rusë refuzuan të pranonin biseda telefonike me zyrtarë ushtarakë të SHBA-së në muajt e parë të luftës.
Gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtatmadhorisë, tha se kishte në plan të bisedonte edhe me homologun e tij rus, gjeneralin Valery Gerasimov, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse.
Gjenerali Gerasimov u emërua komandanti i ri i forcave ruse në Ukrainë në janar dhe paraardhësi i tij u shkarkua në një shenjë të qartë pakënaqësia nga ana e presidentit rus Vladimir Putin me gjendjen e luftës.
Ka pikëpyetje lidhur me faktin nëse Rusia donte ta rrëzonte me qëllim dronin, megjithëse veprimet në momentet para rrëzimit ishin "të qëllimshme", tha gjen. Milley.
"Ne e dimë se përgjimi ishte i qëllimshëm. E dimë se sjellja agresive ishte e qëllimshme," tha gjenerali Milley. "Megjithatë, është ende e paqartë nëse vetë përplasja ishte e qëllimshme", u tha ai gazetarëve në konferencë.
Gjenerali Milley tha se droni ka të ngjarë të jetë fundosur në ujërat që 1,200 deri në 1,500 metra të thella.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u tha gazetarëve më herët të mërkurën se Rusia ka shpallur disa zona të Detit të Zi të ndaluara për çdo trafik ajror gjatë konfliktit dhe sugjeroi se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të provokonin një përshkallëzim me fluturimet e tyre. Droni u rrëzua pranë Gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e mori nën kontroll në vitin 2014 dhe e aneksoi ilegalisht.
"Çdo incident që mund të provokojë konfrontim midis dy fuqive të mëdha, dy fuqive më të mëdha bërthamore, ngre rreziqe shumë serioze," tha zoti Lavrov.
Sekretari Austin dhe Ministri Shoigu folën për herë të parë lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës në maj 2022. Në atë kohë ishte kontakti i nivelit më të lartë SHBA-Rusi gjatë luftës.
Në tetor, ata folën dy herë në tre ditë pasi kërcënimi i një përshkallëzimi ishte i lartë. Zoti Shoigu kishte akuzuar Ukrainën se planifikonte të përdorte një bombë radioaktive, një pretendim që u hodh poshtë me forcë nga SHBA dhe aleatët perëndimorë, të cilët akuzuan Rusinë se po përpiqej të gjente një pretekst të rremë për të justifikuar përshkallëzimin e mëtejshëm, përfshirë përdorimin e mundshëm të një arme bërthamore taktike.
Droni amerikan që kushtonte 32 milionë dollarë dhe përmban teknologji të ndjeshme, nuk është gjetur. Shtetet e Bashkuara nuk kanë anije ushtarake që operojnë në Detin e Zi, i cili është mbyllur që nga fillimi i vitit 2022 për anijet ushtarake që nuk kanë një port përgjatë brigjeve të tij.
Zyrtarët amerikanë thanë se Rusia tashmë ka dërguar anije në zonë dhe është përpjekur të gjejë pjesë të dronit. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për këtë çështje./ VOA
Ministri i Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaa...
Departamenti amerikan i Thesarit, u vendosi sanksione tre ...
Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës...
Ish-deputeti bullgar, i akuzuar për spiunim për Rusinë dhe...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
Tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit që goditi Turqinë mun...
Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi ...
Qeveria amerikane ka miratuar një projekt për shpimin ...
Pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqinë qendror...
Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar, shumica e qyt...
Gjatë vizitës në Berlin të kryeministrit të Butanit, k...
Kina do të rihapë kufijtë e saj për turistët dhe do të rif...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharo...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kandi...
Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgue...
Kryeministri suedez tha të martën se gjasat e anëtarësimit...
Parlamenti britanik diskutoi mes debatesh projektligjin e ...
Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë ësh...
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtet...
Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...