Departamenti amerikan i Thesarit, u vendosi sanksione tre personave në Bosnjë, për, siç thuhet, kërcënim ndaj sundimit të ligjit, qëndrueshmërisë rajonale dhe aspiratave të atyre që kërkojnë qeverisje funksionale demokratike.
Departamenti i Thesarit tha se Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i përgjithshëm i Agjencinë së Sigurisë dhe Zbulimit të Bosnjës e Hercegovinës, keqpërdori një kompani telekomunikacioni në pronësi të qeverisë për të mirën e Partisë për Veprim Demokratik. Gjithashtu ka informacione të besueshme se Osman Mehmedagiç ka bashkëpunuar me rrjete kriminale për përfitime personale dhe partiake. Kjo veprimtari, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit, pasqyron një model të sjelljes se Osman Mehmedagiçit dhe Partisë për Veprim Demokratik, për të përdorur postet dhe autoritetin për përfitime personale dhe partiake.
Departamenti i Thesarit tha se Dragan Stankoviç, drejtor i Administratës së Republikës Serbe për çështje pronësore juridike ishte përgjegjës për një përpjekje flagrante për të uzurpuar pronën e Bosnjës dhe Hercegovinës në territorin e Republikës Serbe në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe një vendimi të vitit 2005 të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë. Përpjekjet e Dragan Stankoviçit për të miratuar këtë legjislacion antikushtetues pasqyrojnë pretendimet e rreme të bëra nga presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe udhëheqësve të tjerë të këtij entiteti për këtë çështje.
Departamenti i Thesarit sanksionoi edhe shtetasin Edin Gaçanin, si një trafikantët më famëkeq të narkotikëve në botë. Përveç përpjekjeve për trafikimin e narkotikëve nëpër vende të ndryshme, karteli i Edin Gaçaninit është përfshirë në pastrim parash dhe është i lidhur me Grupin e Krimit të Organizuar Kinahan, i cili më parë ishte sanksionuar nga Thesari për rolin e tij si një organizatë e rëndësishme kriminale ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe Hercegovinë përfshirë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënim të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës dhe Hercegovinës”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtete e Bashkuara si garantuese të Marrëveshjes së Paqes “janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin endemik, kërcënimet ndaj autoritetit shtetëror të Bosnjës dhe përhapjen e drogave të paligjshme dhe krimit të organizuar, që kërcënojnë orientimin euro-atlantike të Bosnjës e Hercegovinës. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për popullin e Bosnjës e Hercegovinës dhe institucionet demokratike të vendit”.
Pas luftës së viteve të 90-ta, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë, Bosnja u nda në dy entitete autonome, Republika Serbe dhe Federata e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët, të lidhura nga një qeveri e dobët qendrore në Sarajevë.
Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara krahas mbështetjes së reformave nxisin llogaridhënien për veprimet e atyre që dëmtojnë institucionet demokratike dhe çojnë përpara agjendën e tyre për përfitime politike dhe personale në kurriz të paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor./ VOA
Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës...
Ish-deputeti bullgar, i akuzuar për spiunim për Rusinë dhe...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
Tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit që goditi Turqinë mun...
Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi ...
Qeveria amerikane ka miratuar një projekt për shpimin ...
Pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqinë qendror...
Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar, shumica e qyt...
Gjatë vizitës në Berlin të kryeministrit të Butanit, k...
Kina do të rihapë kufijtë e saj për turistët dhe do të rif...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharo...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kandi...
Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgue...
Kryeministri suedez tha të martën se gjasat e anëtarësimit...
Parlamenti britanik diskutoi mes debatesh projektligjin e ...
Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë ësh...
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtet...
Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkua...
Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e një gjykate n...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndë...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...