Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Planet e Perëndimit për ta izoluar Rusinë, duke na rrethuar me një ‘kordon sanitar’ kanë dështuar. Ne po i forcojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me shumë vende të botës”- deklaroi kohët e fundit Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në pamje të parë duket sikur ai ka njëfarë të drejte.
Më 23 shkurt, një ditë përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës, 39 vende refuzuan të mbështesin një rezolutë të OKB-së që e dënonte atë akt. Pavarësisht se SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione, ekonomia dhe tregtia e Rusisë kanë rezistuar çuditërisht mirë.
Ndërkohë vetë Lavrov ka udhëtuar për mijëra kilometra duke vizituar jo pak kryeqytete në vende të huaja. Në letër, ndikimi gjeopolitik i Rusisë duket mbresëlënës. Ajo ka trupa dhe mercenarë të vendosur në të paktën 16 vende të tjera. Disa mbështesin autokratët që janë miq me Kremlinin, si në Mali dhe Siri.
Të tjerët garantojnë ekzistencën e “konflikteve të ngrira”, të cila pengojnë vende si Gjeorgjia të afrohen me NATO-n. Gjatë dekadës së fundit Rusia e ka importuar gjysmën e armëve nga 22 vende të ndryshme, përfshirë ato të mëdha si Kina dhe India. Në OKB ajo ka përfituar nga mbështetja, ose të paktën abstenimet e dobishme, të dhjetëra vendeve.
Burimet natyrore dhe teknologjia e përforcojnë pozitën e saj. Në dekadën para pushtimit, Rusia ishte furnizuesja kryesore e gazit për më shumë se 12 vende, duke i dhënë asaj një mjet që nuk ka hezituar ta përdorë si një armë kundër Europës: në vitin 2005, 2009 dhe sërish vitin e kaluar.
Dhjetë vende e prodhojnë një pjesë të madhe të energjisë elektrike nga reaktorët bërthamorë të ndërtuar nga Rusia, ose bashkëpunojnë ngushtë me Rusinë për teknologjinë bërthamore.
Piter Frankopan, profesor historie në Universitetin e Oksfordit, shkroi kohët e fundit se pakënaqësia ndaj Perëndimit dhe çmimet e larta të energjisë, po e transformojnë sistemin ndërkombëtar në mënyra që e favorizojnë Rusinë.
Shumë media dhe grupe ekspertësh po ankohen se Perëndimi nuk ka arritur të izolojë Rusinë, apo të fitojë mbështetjen e një numri të madh vendesh në zhvillim. Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga “The Economist” bazuar te një gamë e gjerë kriteresh ushtarake, ekonomike dhe diplomatike, flasin për të kundërtën.
Konkretisht “Indeksi i miqve të Putinit” shqyrton 11 masa të ndryshme të mbështetjes apo potencialit për presion në 3 fusha të gjera. E para është ushtarake. A janë ata aleatë në ndonjë traktat me Rusinë? A kanë trupa ruse apo mercenarë në territorin e tyre? A e kanë furnizuar me armë Rusisë që nga fillimi i luftës? A varen nga armët ruse? A kanë kryer stërvitje ushtarake manovra me Rusinë që nga fillimi i luftës?
E dyta është diplomatike. A kanë votuar kundër Rusisë, a kanë abstenuar në rezolutat kryesore të OKB-së apo kanë votuar 2 pro këtyre rezolutave? Fusha e tretë analizon energjinë dhe ekonominë. A mbështeten ato te gazi rus, dhe a varen nga energjia bërthamore apo teknologjia ruse? A përbën tregtia me Rusinë një pjesë të madhe të tregtisë së tyre? A janë rritur eksportet në Rusi që nga nisja e luftës në Ukrainë?
Vendet me notat më të larta janë ato të lidhura me Rusinë kryesisht nga politika, historia dhe gjeografia, si Armenia, Bjellorusia, Irani dhe Kirgistani. Nën këto renditet një listë e gjatë e vendeve me lidhje më të zbehta me Rusinë, përfshirë gjigantë të tillë si Kina dhe India, dhe vende të vogla si Eritrea dhe Nikaragua.
Një mënyrë tjetër për të klasifikuar aleatët aktualë të Rusisë është grupimi i tyre në tri kategori: koalicioni i të dështuarve; shoqëria e kujtesës sovjetike; dhe një aks oportunistësh.
Në letër Rusia ka 5 aleatë zyrtarë në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO): Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani.
Të gjithë ata janë të detyruar me traktat t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit nëse sulmohen nga një palë e tretë. Por asnjë anëtar i CSTO nuk e ka mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë me trupa, megjithëse Bjellorusia e ka lejuar veten të përdoret si një bazë ushtarake. Përkundrazi, disa anëtarë të kësaj organizate po përpiqen të distancohen nga lufta.
Armenia është e zemëruar që 3.500 trupat ruse që ndodhen në territorin e saj, nuk i erdhën në ndihmë gjatë luftës me Azerbajxhanin në vitin 2020. Ndaj kohët e fundit ka refuzuar të presë stërvitjet ushtarake të CSTO. Kazakistani ka qenë prej kohësh një aleat i ngushtë i Rusisë.
Vitin e kaluar, Putin dërgoi trupat e tij për të shtypur protestat antiqeveritare. Por kjo nuk e pengoi presidentin kazak Kasim-Xhomart Tokajev të kritikonte luftën në Ukrainë në sy të Putinit gjatë një vizite në Shën Petersburg në qershor 2022. Muajin e kaluar, Kazakistanin e vizitoi Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken.
Përveç Bjellorusisë, vetëm Irani dhe Koreja e Veriut i kanë dërguar armë Rusisë. Por përballë këtij grupi prej 3 aleatësh të gatshëm për të armatosur Rusinë, qëndron një aleancë perëndimore e 31 vendeve që kanë konfirmuar publikisht se po dërgojnë armë në Ukrainë. Diplomatikisht, Rusia duket thuajse po aq e izoluar.
Vetëm katër vende (Bjellorusia, Nikaragua, Koreja e Veriut dhe Siria) kanë votuar vazhdimisht kundër 7 rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që kanë dënuar sjelljen e Rusisë në Ukrainë që nga viti 2014, kur trupat e saj pushtuan Krimenë. Vendet në koalicionin e të dështuarve kanë shumë të përbashkëta.
Asnjëra nuk është një demokraci normale. Disa vende si Siria, varen drejtpërdrejt nga trupat ruse ose mercenarët për mbijetesën e qeverive të tyre. Madje edhe ky koalicion po tkurret. Nga viti 2014, disa e kanë tërhequr mbështetjen ndaj Rusisë. Si Bolivia e drejtuar dikur nga majtisti radikal Evo Morales, dhe Sudani që sundohej nga Omar Al-Bashir, një diktator gjenocidal që e urrente Perëndimin.
Ndërkohë rreth 30 vende të tjera janë nominalisht neutrale dhe priren të abstenojnë në votimet e OKB-së mbi Ukrainën. Disa vende si Algjeria, Angola dhe Afrika e Jugut, shprehin simpati për Rusinë pjesërisht për shkak të lidhjeve historike me Bashkimin Sovjetik, pasi e kujtojnë ende BRSS si një aleate të popujve të shtypur që luftojnë kundër imperialistëve.
Por nuk ndikon vetëm nostalgjia, por edhe paratë. Kështu Kongresi Kombëtar Afrikan, partia në pushtet në Afrikën e Jugut, ka marrë donacione të mëdha nga një kompani minerare e lidhur me Rusinë. Diplomacia ruse në Afrikë fokusohet te ndihma mbi sigurinë dhe shitjet e armëve.
Dhe së fundmi është aksi i oportunistëve, që i sheh sanksionet perëndimore si një shans për të rritur tregtinë e tyre me Rusinë me kushte më të mira. Këtu përfshihen Kina dhe Turqia, që ndërhynë menjëherë për të zëvendësuar eksportet nga Europa dhe Amerika. Një vit pas pushtimit rus të Ukrainës, Rusia nuk është aq e izoluar sa kishin shpresuar disa në Perëndim. Por është i tepruar edhe pretendimi i Lavrov se ajo është e rrethuar nga miq të ngushtë./ Përshtatur nga CNA.al
Vrasjet me armë, si në sallën ku ishin grumbulluar Dës...
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan autoritetet ru...
Tërheqja e serbëve nga institucionet në Veri të Kosovë...
Teksa distrikti financiar në Nju Jork, Wall Street, u tron...
Një javë pas falimentimit të dytë më të madh në sistemin b...
Pentagoni publikoi sot pamjet e incidentit të dy avionëve ...
Presidenti i Finlandës njoftoi të mërkurën se Turqia k...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përballet me atë...
Ekspertët e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane ...
Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të ...
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se pati një bisedë...
Ministri i Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaa...
Departamenti amerikan i Thesarit, u vendosi sanksione tre ...
Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës...
Ish-deputeti bullgar, i akuzuar për spiunim për Rusinë dhe...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
Tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit që goditi Turqinë mun...
Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi ...
Qeveria amerikane ka miratuar një projekt për shpimin ...
Pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqinë qendror...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...