Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan autoritetet ruse për një seri shkeljesh të rënda dhe të gjera të të drejtave të njeriut ndaj civilëve ukrainas, të cilat në shumë raste mund të përbëjnë krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit.
Në raportin e parë gjithëpërfshirës për situatën në Ukrainë, që kur Rusia sulmoi këtë vend më 24 shkurt 2022, Komisioni Ndërkombëtar për Hetimet për Ukrainën konkludoi se “autoritetet ruse kanë kryer shkelje të shumta të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, krahas një game të gjerë krimesh lufte”.
Krimet e luftës përfshijnë sulme ndaj civilëve dhe infrastrukturës të lidhur me energjinë, vrasjet me dashje, torturat dhe trajtimin çnjerëzor, mbajtjen e paligjshme, përdhunimin dhe transferimin e paligjshëm, si dhe deportimin e fëmijëve nga Ukraina drejt Federatës Ruse.
“Konflikti në Ukrainë ka pasur efekte shkatërrimtare në nivele të ndryshme”, tha Erik Mose, kryetar i komisionit. “Humbjet njerëzore dhe mospërfillja e përgjithshme për jetët e civilëve janë shokuese”.
“Numri i personave të zhvendosur apo atyre që kërkojnë azil jashtë vendit është më i larti në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi se mbi 5.4 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, dhe mbi 8.1 milionë ukrainas janë larguar si refugjatë drejt vendeve fqinje europiane.
Zoti Mose tha se shkatërrimi i infrastrukturës thelbësore – shkollat, klinikat shëndetësore, godinat e banimit dhe objekte të tjera – ka patur ndikim të pamatë te jetët e njerëzve.
“Efektet e agresionit tek njerëzit dhe tek vendi nuk do të tejkalohen pa përpjekje të mëdha dhe përkushtim”, tha ai.Gjatë vitit të kaluar, komisioni shkoi në Ukrainë tetë herë, vizitoi 56 vendndodhje dhe intervistoi gati 600 gra dhe burra.
“Ndërkohë që komisioni mundi të zhvillojë një dialog me autoritetet e Ukrainës dhe mori përgjigje për pyetjet e tij, ndien keqardhje që nuk mundi të zhvillojë një dialog të tillë me Federatën Ruse”, tha zoti Mose.
Ndër gjetjet e tij, komisioni ka mbledhur evidencë të përdorimit të armëve eksplozive nga forcat e armatosura ruse në zona të populluara “me një mospërfillje të hapur për dëmet ndaj civilëve dhe vuajtjeve”. Raporti thotë se sulmet janë bërë pa dallim dhe pa proporcionalitet, “në shkelje të ligjit humanitar ndërkombëtar”.
Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, këto sulme kanë shkaktuar 90.3% të viktimave në radhët e civilëve gjatë këtij konflikti. Që nga fillimi i luftës, OKB-ja ka regjistruar të paktën 8 mijë të vdekur dhe gati 13,300 të plagosur, megjithëse mendon se “shifra reale është shumë më e lartë”.
Komisioni ka mbledhur evidencë që tregon një model të gjithëpranishëm ekzekutimesh masive, evidencë për të cilën komisioneri Pablo de Greiff tha se “tregon që autoritetet ruse kanë bërë vrasje të paligjshme civilësh në zonat që morën nën kontroll... të cilat janë shkelje e së drejtës për jetën dhe në disa raste janë krime lufte”.
Komisioni ka dokumentuar raste të shumta përdhunimi dhe dhune gjinore ndaj grave, burrave dhe vajzave, duke filluar nga moshat 4-vjeçare dhe deri në 82-vjeçare, të kryera nga autoritetet ruse “ndërsa bënin vizita shtëpi më shtëpi në vendet nën kontrollin e tyre, si dhe gjatë mbajtjes së paligjshme të njerëzve”.
Anëtarja e komisionit ,Jasminka Dzumhur, tha se kanë hetuar situatën e të transferuarve me forcë dhe të fëmijëve të deportuar nga Ukraina drejt Federatës Ruse. “Komisioni dokumentoi se zyrtarët rusë kanë marrë masa ligjore dhe politike për deportimin e fëmijëve ukrainas drejt Federatës Ruse”.
“Kjo përfshin masa për shtetësinë dhe vendosjen në familje të tjera, të cilat kanë pasoja të thella për identitetin e fëmijës”, tha ajo. “Masa të tilla shkelin të drejtën e fëmijës për të ruajtur identitetin, përfshirë kombësinë, emrin dhe marrëdhëniet familjare, pa ndërhyrje të paligjshme, siç pranohet nga ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut... dhe që mund të përbëjnë krim lufte”.
Qeveria ukrainase raporton se 16,221 fëmijë janë deportuar për në Rusi. Komisioni tha se nuk pati mundësinë t’i vërtetonte këto shifra.
Komisioni konstatoi se forcat e armatosura ukrainase shkelën ligjin humanitar ndërkombëtar në një numër të kufizuar rastesh. Raporti thotë se ata përdorën municione thërrmuese, që ndalohen nga ligji ndërkombëtar, dhe se forcat ukrainase në dy raste kanë torturuar dhe kanë abuzuar me robërit rusë të luftës, gjë që mund të përbëjë krime lufte.
Komisioni ka hartuar një listë individësh të identifikuar si përgjegjës për krimet e luftës. Lista nuk do të bëhet publike dhe do t’i dorëzohet zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut për t’u përdorur për ngritje akuzash. Komisioni bën thirrje që të gjitha shkeljet dhe krimet të hetohen dhe përgjegjësit të japin llogari në nivel kombëtar apo ndërkombëtar.
Raporti do t’i paraqitet javën e ardhshme Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut./ VOA
Tërheqja e serbëve nga institucionet në Veri të Kosovë...
Teksa distrikti financiar në Nju Jork, Wall Street, u tron...
Një javë pas falimentimit të dytë më të madh në sistemin b...
Pentagoni publikoi sot pamjet e incidentit të dy avionëve ...
Presidenti i Finlandës njoftoi të mërkurën se Turqia k...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përballet me atë...
Ekspertët e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane ...
Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të ...
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se pati një bisedë...
Ministri i Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaa...
Departamenti amerikan i Thesarit, u vendosi sanksione tre ...
Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës...
Ish-deputeti bullgar, i akuzuar për spiunim për Rusinë dhe...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
Tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit që goditi Turqinë mun...
Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi ...
Qeveria amerikane ka miratuar një projekt për shpimin ...
Pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqinë qendror...
Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar, shumica e qyt...
Gjatë vizitës në Berlin të kryeministrit të Butanit, k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...