Sulmet ruse ndaj civilëve në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan autoritetet ru...

Vrasjet me armë, si në sallën ku ishin grumbulluar Dëshmitarët e Jehovait në Hamburg, janë të rralla në Gjermani. Gjermania është një nga vendet me ligjet më të ashpra për blerjen dhe mbajtjen e armëve.
Sipas ligjeve në fuqi për mbajtjen e armëve në Gjermani, për të pasur ose për të blerë një armë nevojitet një librezë pronësie si dhe një leje për të përdorur ose për mbajtur me vete një armë zjarri. Kjo do të thotë që një koleksionuesi armësh, i duhet për shembull vetëm libreza e pronësisë. Kurse gjahtarëve pasi të kenë marrë më parë licencën për gjah, u duhet të bëjnë kërkesë për të marrë edhe lejen për të përdorur armën.
Libreza e pronësisë së armës i lejon pronarit që t'i transportojë armët e zjarrit, por jo që t'i mbajë ato me vete. Kjo do të thotë që nëse personi do ta transportojë armën ose t'ia tregojë dikujt në publik, arma duhet të jetë pa fishekë, dhe duhet të transportohet e mbyllur në një valixhe.
Leja e armës jepet në raste të rralla: Në thelb vetëm kur personi që bën kërkesën dëshmon, se ndodhet në rrezik më të madh sesa pjesa tjetër e popullsisë, dhe se mbajtja e një arme i rrit sigurinë. Për ata që kanë marrë lejen për të mbajtur armë legjislacioni gjerman nuk përmban rregulla të veçanta, për të përcaktuar nëse një armë duhet mbajtur në publik e mbuluar apo jo, e mbushur apo jo.
Ekziston edhe një leje që jepet për armët e vogla dhe që merret më lehtë, leja që jepet për armët e vogla, si për shembull pistoletat që përdoren për alarmim, sinjalizim, pistoletat me elektroshok konsiderohen si armë të vogla. Në këtë përkufizim futen edhe armët luftarake me rreze të ulët.
Në përgjithësi kostoja për një kërkesë për të marrë leje arme së bashku me sigurimin e nevojshëm, kushtojnë 500 euro.
Cilat armë janë legale në Gjermani?
Ligji gjerman bën dallim mes armëve dhe armëve luftarake. Këto të fundit trajtohen sipas ligjit për kontrollin e armëve të luftës.
Në Gjermani nuk lejohet të mbahen ose të përdoren armë lufte. Këtu bëjnë pjesë të gjitha armët automatike, mitralozët (nëse nuk kemi të bëjmë me antikuitete nga Lufta e Dytë Botërore ose dhe më parë), si dhe tytat e vjaskat e tyre.
Pistoletat me pompë janë po ashtu të ndaluara nga ligji i armëve. Disa armë gjysmautomatike, nëse jo të gjitha, futen po ashtu tek armët luftarake.
Kush lejohet të mbajë armë në Gjermani?
Ai që bën kërkesë për të marrë lejen gjermane të armës duhet:
të jetë të paktën 18 vjeç,
të jetë personalisht i besueshëm dhe i përshtatshëm
të dëshmojë aftësitë e nevojshme
të dëshmojë se e ka të domosdoshme dhe
të ketë një siguracion për të mbajtur përgjegjësi për dëme njerëzore dhe materiale prej të paktësh një milionë eurosh
Si vërtetohen besueshmëria dhe përshtatshmëria personale?
Autoritetet lokale merren me trajtimin e kërkesave për dhënien e lejes së armës dhe kontrollin e besueshmërisë, përshtatshmërisë dhe domosdoshmërisë. Në varësi nga vendi ku jeton personi që bën kërkesën, autoriteti i ngarkuar me këtë përgjegjësi është ose komuna ose policia.
Sipas ligjit, personit që bën kërkesën për të marrë leje arme nuk mund t'i besohet ose personi është i papërshtatshëm nëse:
është dënuar dhjetë vitet e fundit për një vepër penale
ka kushte jete që të bëjnë të pranosh se sillet me armën pa u menduar shumë për pasojat
ka qenë anëtar i një organizate të ndaluar ose organizate jo kushtetuese
ka ndjekur ose përkrahur pesë vitet e fundit aktivitete që paraqesin rrezikshmëri për interesat e huaja të Gjemanisë
është thirrur pesë vitet e fundit të paktën një herë polici për t'u marrë në pyetje për parandalimin e krimeve
është pijanec, i varur nga drogërat ose i sëmurë psiqik
Përveç këtyre, të gjithë ata që janë nën moshën 25-vjeçare dhe bëjnë për herë të parë kërkesën për të marrë lejen e armës, duhet të paraqesin një vërtetim për "aftësitë mendore” të marrë nga mjeku ligjor ose psikologu.
Si e vërteton personi që bën kërkesën se di ta përdorë armën?
Ata që bëjnë kërkesën për të marrë lejen e armës duhet të japin një provim ose duhet të ndjekin një kurs të caktuar, për të qenë në gjendje që të blejnë armë. Provimi shtetëror ka të bëjë me aspektet ligjore dhe teknike të armëve të zjarrit, mbajtjen në kushte të sigurta dhe aftësitë për të qëlluar me armë.
Aftësitë profesionale mund të vërtetohen edhe me anë të provimeve të tjera, përderisa ato kanë të bëjnë me të njëjtën fushë: Këtu bën pjesë provimi për të marrë licencën e gjahut, provimi për të marrë certificatën e zanatit të armëpunuesit, ose punësimi me orar të plotë për tri vjet në tregtinë e armëve.
Edhe ndjekja e klasave që trajtojnë armët e zjarrit dhe përfundojnë me dhënien e një provimi, njihet si aftësi për të përdorur armën. Po ashtu disa provime mund të jepen edhe te shoqatat e qitjes që njihen nga shteti.
Si e vërteton aplikuesi nevojën për mbajtjen e armës?
Ligji thotë se aplikuesi për lejen e armës duhet të vërtetojë se e ka disi të nevojshme lejen e armës, dhe e përcakton këtë si "interes personal dhe ekonomik, që meriton njohjen e veçantë sidomos si gjuetar, qitës sportiv, qitës tradicional, koleksionues armësh dhe municioni, ekspert armësh ose municioni, person në rrezik, prodhues armësh, tregtar armësh ose ndërmarrje sigurimi”.
Edhe personave që ndodhen para një rreziku të lartë dhe të vërtetueshëm, që mund të kthehen viktima të një vepre penale, mund t'u pranohet nevoja për të mbajtur armë zjarri. Edhe anëtarë të shoqatave dhe klubeve të qitjes mund të vërtetojnë nevojën për lejen e armës, nëse paraqesin një vërtetim të një shoqate tradicionale qitjeje, ku vërtetohet se atyre u duhet arma për të ruajtur traditën./ DW
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan autoritetet ru...
Tërheqja e serbëve nga institucionet në Veri të Kosovë...
Teksa distrikti financiar në Nju Jork, Wall Street, u tron...
Një javë pas falimentimit të dytë më të madh në sistemin b...
Pentagoni publikoi sot pamjet e incidentit të dy avionëve ...
Presidenti i Finlandës njoftoi të mërkurën se Turqia k...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përballet me atë...
Ekspertët e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane ...
Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të ...
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se pati një bisedë...
Ministri i Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaa...
Departamenti amerikan i Thesarit, u vendosi sanksione tre ...
Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës...
Ish-deputeti bullgar, i akuzuar për spiunim për Rusinë dhe...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
Tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit që goditi Turqinë mun...
Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi ...
Qeveria amerikane ka miratuar një projekt për shpimin ...
Pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqinë qendror...
Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar, shumica e qyt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...