Arrihet marrëveshja Izrael - Hamas/ 50 pengje në këmbim të 150 palestinezëve dhe ndihmave humanitare
Pas disa orësh diskutimesh me dyer të mbyllura Qeveria e I...

Koncerni i armatimit, Rheinmetall pret rritje të shitjeve dhe fitimeve si rezultat i sulmit rus ndaj Ukrainës dhe armatimit të vendeve të NATO-s. Drejtori i Përgjithshëm i Rheinmetall-it, Armin Papperger, shpjegoi në një prezantim për një konferencë investuesish në Gjermani, se koncerni pret shitje nga 13.000 deri në 14.000 milionë euro në vitin 2026. Në këtë mënyrë, sipërmarrja do t'i dyfishonte pothuajse shitjet e saj në krahasim me vitin 2023.
Rheinmetall synon gjithashtu të jetë në të ardhmen shumë më fitimprurës se këtë vit. Marzhi i fitimit pritet të kalojë 15%, tha ai. Synimi i Rheinmetall-it për vitin 2023 ishte që shitjet e konsoliduara, duke përjashtuar blerjet, të ishin midis 7.4 miliardë dhe 7.6 miliardësh euro. Sipas prezantimit, sipërmarrja është në rrugën e duhur për t'i arritur këto objektiva.

Koncerni gjerman me bazë në Düsseldorf i ka zgjeruar kapacitetet e tij prodhuese në përgjigje të kthesës së shpallur nga kancelari gjerman Olaf Scholz pas nisjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe bumit të pritshëm të porosive. Koncerni gjithashtu e furnizon Ukrainën me armë dhe municion.
SHBA si treg i ri i brendshëm
"Rheinmetall është i nevojshëm për të përmbushur rritjen dramatike të kërkesës për pajisje ushtarake në shumë vende," tha Papperger në fillim të nëntorit. Në konferencën e investuesve, koncerni theksoi se buxhetet e mbrojtjes të vendeve të NATO-s vazhduan të rriteshin si rezultat i luftës në Ukrainë.

Vetëm degët e koncernit me bazë në Düsseldorf të dedikuara për biznesin e mbrojtjes parashikojnë shitje prej rreth njëmbëdhjetë miliardë eurosh prej tani deri në vitin 2026. Objektivi i marzhit operativ është rreth 17% ose më shumë. Librat e porosive janë të tejmbushur. Rheinmetall është fokusuar në një rritje të fortë, veçanërisht në SHBA. SHBA ka potencial të bëhet një "treg i ri i brendshëm" deri në fund të dekadës. Rheinmetall planifikon të dorëzojë atje, ndër të tjera, pasardhësin e automjetit të blinduar luftarak amerikan Bradley.
Objektivat e shpallura nga koncerni gjerman janë pritur mirë nga investituesit. Aksionet e Rheinmetall-it u rritën deri në katër për qind në mëngjes, duke kapërcyer aksionet e tjera në bursën gjermane DAX./ DW
Pas disa orësh diskutimesh me dyer të mbyllura Qeveria e I...
Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur...
Koreja e Veriut pretendon se ka vendosur me sukses një sat...
Gjermania është zotuar se do t’i japë Ukrainës ndihmë të r...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 21 nëntor se ës...
Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga...
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga “The Sun”. Pr...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u takua me f...
Zyrtarët e lartë të Hamasit – grupit radikal palestinez të...
Publikohen pamjet e 41 punëtorëve të bllokuar në një t...
Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë tha të martën se ...
Brazili ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjë...
Ministria gjermane e Financave e ka zgjeruar bllokimin...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
"The Guardian" i ka dedikuar një artikull të gjatë zgj...
Në një intervistë ekskluzive për “The Sun”, Presidenti...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ish-deputeti i Forza Italia, Giancarlo Pittelli u dënu...
Një sëmundje e panjohur është shafqur te qentë dhe në ...
Këtë të martë janë përfshirë nga flakët dy zyra në objekti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...