Falimentime në ndërtim në Gjermani - çfarë mund të bëhet?
"Nuk është e mundur: makthi im është bërë realitet, kompan...

Irani ka shënuar të dielën 45-vjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979, teksa rriten tensionet në Lindje të Mesme, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Mijëra iranianë kanë marshuar nëpër rrugë dhe sheshe, të mbuluar me flamuj të shtetit dhe slogane fetare.
Në Teheran, turmat kanë mbajtur flamuj dhe kanë bartur mbishkrime me thirrjet tradicionale “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”.
Disa i kanë djegur flamujt amerikanë dhe izraelitë, praktikë e shpeshtë në marshet pro-qeveritare iraniane.
Sipas televizionit shtetëror “miliona njerëz”, kanë marshuar nëpër gjithë Iranin.
Ushtria ka shpërfaqur një mori raketash, përfshirë raketat balistike Qassem Soleimani dhe Sejjil, si dhe bartësen e salitetit Simorgh, në shesh të kryeqytetit, duke u dhënë rast shumë banorëve të bëjnë fotografi afër tyre.
Gjatë festimeve, një parashutist është parë me flamurin palestinez. Ky përvjetor shënohet një muaj pas sulmit vdekjeprurës të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) në qendër të qytetit Kerman, duke lënë të paktën 95 persona të vdekur në ceremoninë e përkujtimit të gjeneralit Qassem Soleimani, i cili është vrarë më 2020 nga një dron amerikan.
Irani ka tentuar të fajësojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për sulmin, teksa ofensiva izraelite në Gazë është duke vazhduar.
Republika Islamike ka nisur sulme me raketa në Irak dhe Siri.
Raketat iraniane dyshohet se kanë goditur grupin militant sunit kundër Iranit, Jaish al-Adl në Pakistan, i cili më pas është kundërpërgjigjur me sulme në Iran, duke i thelluar tensionet në rajon, të nxitura prej luftës Izrael-Hamas.
Përgjatë janarit, në një sulm me dronë janë vrarë tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Jordani, nga disa fraksione të mbështetura prej Iranit, të njohura si “Rezistenca Islamike”. SHBA-ja e ka mbajtur përgjegjësi Iranin.
Irani, më pas, ka kërcënuar me përgjigje vendimtare ndaj secilit sulm amerikan në Republikën Islamike.
Revolucioni Islamik ka nisur me trazira në gjithë Iranin, lidhur me udhëheqësinë e Shah Mohammad Reza Pahlavit.
Shahu, i sëmurë me kancer, ka ikur prej shtetit në janar të vitit 1979.
Ayatollah Ruhollah Khomeini, më pas, është kthyer prej ekzilit dhe e ka formuar qeverinë më 11 shkurt 1979, disa ditë pas protestave masive dhe përleshjeve në mes të protestuesve dhe forcave të sigurisë./ Rel
"Nuk është e mundur: makthi im është bërë realitet, kompan...
Mbreti Charles është parë të dielën duke shkuar në kishë, ...
Në vitin 2022 në Gjermani jetonin rreth 23.8 milionë vetë ...
Marrëdhënia mes kancelarit, Olaf Scholz dhe kreut të CDU, ...
Ushtria e Rusisë ka nisur në Ukrainë një valë të re sulmes...
Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra pr...
Njerëzit në gjithë Azinë e kanë mirëpritur të shtunën Viti...
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, dha dorëheqjen të ...
Analistët vlerësojnë se 100 ditët e para të qeverisë së Ma...
Në garën e këtij viti për çmimet Oscar, në kategorinë e do...
Rivalët republikanë po ngrenë pikëpyetje lidhur me mprehtë...
Hedhja e dyshimeve ndaj rivalëve të tij politikë, nëse...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u ka thënë pj...
Senati amerikan do të shqyrtojë një paketë ndihme urgjente...
Një sulm rus në ndonjërën prej vendeve anëtare të NATO-s n...
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksandr Pav...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka shkarkuar të premt...
Autoritetet suedeze kanë thënë se vendi po përballet m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...