EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Gazetari Besnik Krasniqi ka publikuar sot një shkrim, ku tregon se si një ish-ministër i Bujqësisë nga Lista Serbe në Kosovë ka avuzuar në bashkëpunim me ish-sekretarin e Përgjithshëm.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Krasniqi thotë se ish-ministri Nenad Rikalo dhe ish-sekretari Kapllan Halimi kanë kryer abuzime që kapin shifrën e 4 milionë eurove.
Ai deklaron se njëri abuzim lidhet me kompanitë “Novus”, “Sofra Distribution”, “Blerimi-B” dhe “Katering Prishtina” për ndërtimin e tregut të produkteve bujqësore.
I dyti lidhet me kompanitë “Dhemetra”, “Dhemetra Joint Venture” dhe “Moea” për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e plehut organik.
Ndërsa i treti me Rade Utviçin, një fermer që përfaqësonte kooperativën bujqësore “Zubin Potok” për ngritjen e një objekti për magazinimin dhe ruajtjen e frutave.
Sipas tij, Ministria e Bujqësisë dha grante në vlerë 500 përqind më të larta se ato që jepeshin me programin e rregullt, eleminoi konkurencën, si dhe shkeli dhe ndryshoi 3 herë udhëzimin administrativ që jepte grantet.
Shkrimi i plotë:
Njerëzit e Listës Serbe nuk kanë faj për luftën ndaj vendimeve të qeverisë.
Lexojeni këtë lajm të sotit që na e dëshmon se si janë lazdru nga qeveritë e mëparshme, dhe se si milionat e shtetit i kanë vjedhë bashkë:
Një hulumtim i gazetës #KohaDitore mbi abuzimin me 4 milionë euro të Ministrisë së Bujqësisë, rezultoi sot me vendim gjyqësor ndaj dy njerëzve të përfshirë në aferë. Ish-ministri Nenad Rikalo (Lista Serbe) u dënua me 3 vjet burg efektiv e ish-sekretari i përgjithshëm Kapllan Halimi (PDK) me 2 vjet e gjysmë.
I lumtur që u materializua me aktgjykim dënues, hulumtimi në të cilin punova për më shumë se një muaj dhe gjatë e pas të cilit pata kërcënime me padi.
Me njërin milion është mbështetur konzorciumi prej këtyre kompanive: “Novus”, “Sofra Distribution”, “Blerimi-B” dhe “Katering Prishtina”. Pleurat Halili është përfaqësues i këtij grupi biznesesh, që ka siguruar mbështetje për ndërtimin e tregut të produkteve bujqësore “Horec Agromarket”. Halili ishte prezantuar në 2007-n si prurje në Partinë Demokratike bashkë me Kapllan Halimin, që më vonë u bë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, dhe me Blerand Stavilecin, ish-ministër i po këtij dikasteri qeveritar. Në kohën kur është publikuar storia, emri i Halilit ishte përmendur në një korrespodencë që e implikon ish-presidentin Hashim Thaçi në shpenzimin e jashtëligjshëm të fondeve publike të ndara për qëllime lobimi.
Milioni tjetër ka shkuar tek konzorciumi që përbëhet nga kompanitë: “Dhemetra”, “Dhemetra Joint Venture” dhe “Moea”. Në të tria bizneset, aksionar është Armend Malazogu, i cili është vëlla i tashmë ish-ambasadorit Leon Malazogu, i emëruar nëpërmjet çelësit politik. Konzorciumi i përfaqësuar nga Armend Malazogu ka siguruar mbështetje për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e plehut organik.
Të dy milionët janë ndarë për dy projekte të ndryshme. Por, janë tre emra aksionarësh që rezultojnë të kenë përfituar nga të dyja projektet: Nijazi Shaqiri, Alban Ibrahimi dhe Bunjamin Alili. Në njërin konzorcium, ata bashkë me Malazogun, janë aksionarë në kompaninë “Moea”. Në konzorciumin tjetër, janë tre nga pesë aksionarët e kompanisë “Sofra Distribution”. Kësisoj, të tre këta janë aksionarë në dy konsorciumet fituese, ani se udhëzimi administrativ në bazë të të cilit janë ndarë grantet, në paragrafin 3.5 të nenit 29 saktëson se “Përfituesit nuk mund t’i jepet një projekt i ri nëse projektet e mëparshme nuk janë përfunduar në përputhje me kontratën e nënshkruar me AZhB”.
Milioni i tretë i është dhënë Rade Utviqit, një fermeri që përfaqësonte kooperativën bujqësore “Zubin Potok”. Ai ka përfituar me projektin për ngritjen e një objekti për magazinimin dhe ruajtjen e frutave. Otviq ishte pjesë e strukturave të Serbisë që vepronin ilegalisht në Kosovë, e të cilat mbështeten nga Lista Serbe, subjekt politik që në kohën e dhënies së granteve e drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.
Asnjëri prej bizneseve përfituese nuk përmbushnin së paku njërin prej dy kritereve të pranueshmërisë, me të cilat kërkohej të ishin të regjistruara së paku dy vite më parë në ARBK dhe në AVUK. Dy prej këtyre projekteve kishin përfituar paraprakisht mbështetje nga donatorët, ani se udhëzimi administrativ në bazë të të cilit janë ndarë grantet precizonte se “Projektet e financuara nga ky program nuk bën të jenë të financuara nga Masa për investimet në infrastrukturën rurale, nga Zyra e BE-së në Kosovë apo ndonjë donator tjetër publik vendor ose ndërkombëtar”.
Hulumtimi gjeti se Ministria dha grante në vlerë 500 për qind më të larta se ato që jepeshin me programin e rregullt; ishte eliminuar konkurrenca në nivel vendi, kur ishte përcaktuar se çfarë lloj projekti specifik do të mbështetej në secilin prej gjashtë rajoneve të vendit; tri herë ishte ndryshuar udhëzimi administrativ mbi bazën e të cilit ishin dhënë grantet; vet udhëzimi ishte shkelur gjatë përzgjedhjes së tre prej katër përfituesve dhe; kishte munguar transparenca që kërkohej sipas akteve rregullative. Edhe kriteret e përzgjedhjes ishin prekur në kohën kur po shqyrtoheshin aplikacionet.
Aktgjykimi i nxjerrë sot përmban edhe arsye plotësuese, për dënimin e mandes zhvatëse serbo-shqiptare./ CNA.al
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Zveçla, ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u bëri thirr...
Ish-kryeministri, Sali Berisha i ka bërë thirrje KQZ-s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka deklaruar se situat...
Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Mitrovicën...
Në Mitrovicë të Jugut janë mbledhur një grup qytetarësh sh...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Samiti i Liderëve...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha s...
NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në ...
Marrëdhëniet ruso-gjermane nuk janë të mira, pasi qeveria ...
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos b...
Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra q...
Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën...
Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 ven...
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, pritet ...
Presidenti Emmanuel Macron pranoi të mërkurën se Franc...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policie k...
Theodoros Pangalos, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë q...
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt V...
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...