EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u bëri thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve, duke paralajmëruar se situata aktuale pengon proceset e integrimit euroatlantik të të dyja vendeve.
Në një konferencë pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Oslo, Sekretari Blinken tha se “shumë aleatë shprehën shqetësimin për tensionet në veri të Kosovës pasi kryetarët shqiptarë morën detyrën në zonat me shumicë serbe të Kosovës veriore pas zgjedhjeve të prillit në të cilat serbët refuzuan të merrnin pjesë”.
Shtetet e Bashkuara thanë gjatë javës se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të veprimeve të saj dhe refuzimit të këshillave amerikanë kundër veprimeve në veri. Ato i bënë thirrje Serbisë të ulë shkallën e gatishmërisë ushtarake dhe t'u bëjë thirrje banorëve serbë të Kosovës të mos kundërshtojnë KFOR-in dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme.
NATO-ja vendosi të rrisë praninë ushtarake në Kosovë pasi 30 paqeruajtës të KFOR-it dhe 52 protestues serbë u plagosën në përplasjet e së hënës në veri të Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca është e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar dhunën duke theksuar se tashmë 700 trupat e parë janë në rrugë e sipër.
“Por sigurisht kjo nuk do të thotë se ne po heqim dorë nga një zgjidhje politike. Mesazhi ynë si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën është se ata duhet të angazhohen me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si rruga e vetme drejt paqes”, tha sekretari Stoltenberg.
Duke e dënuar dhunën kundër trupave të NATO-s si "krejtësisht të papranueshme", sekretari Stoltenberg tha të enjten në Oslo se “NATO-ja do të mbetet syçelë. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të ulur tensionet”.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bëri thirrje të enjten për çtensionimin e situatës.
“Ne duhet të ngulim këmbë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Të gjithë duhet të shmangin çdo formë të përshkallëzimit dhe lëvizjet e jo të bashkërenduara”, tha ai në fillim të takimit të nivelit të lartë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau të Moldavisë.
Tensionet në veri të Kosovës mbeten të larta dhe protestuesit serbë sërish të enjten janë mbledhur për të kërkuar largimin nga ndërtesat e komunave të kryetarëve shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga serbët si dhe largimin e njësive të posaçme të policisë që shoqëruan kryetarët në vendet e tyre të punës.
Veprimi i autoriteteve të Kosovës nxiti kritika të rrepta nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, të cilët kërkuan që kryetarët e komunave të punojnë në zyra të tjera dhe njësitë e posaçme të policisë të largohen nga ndërtesat e komunave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se nuk do t’i largojë kryetarët e komunave veriore nga zyrat e tyre, por la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja në zonë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet t’i japë fund mbështetjes për "bandat kriminale" në veri të Kosovës.
"Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që e rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë, dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi që i bën Serbia ekzistencës së Kosovës si shtet sovran", tha presidentja Osmani e cila ndodhet në Moldavi për takimin e Komunitetit Politik Evropian.
Para fillimit të takimit presidenti serb Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të tërheqin ata që ai i quajti "kryetarë të pretenduar të komunave". Një hap i tillë, tha ai, do të ishte "lëvizja më e fuqishme" që mund të zgjidhte krizën./ VOA
Ish-kryeministri, Sali Berisha i ka bërë thirrje KQZ-s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka deklaruar se situat...
Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Mitrovicën...
Në Mitrovicë të Jugut janë mbledhur një grup qytetarësh sh...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Samiti i Liderëve...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha s...
NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në ...
Marrëdhëniet ruso-gjermane nuk janë të mira, pasi qeveria ...
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos b...
Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra q...
Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën...
Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 ven...
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, pritet ...
Presidenti Emmanuel Macron pranoi të mërkurën se Franc...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policie k...
Theodoros Pangalos, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë q...
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt V...
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, ...
Duke synuar mbështetjen për kërkesën e Suedisë për anëtarë...
Një makinë e një njësie policore është sulmuar ditën e sot...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...