web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Heqja graduale e energjisë bërthamore/ Gjermania shemb 2 kulla ftohëse të një ish-centrali

25 Tetor 2025, 18:25, Kosova & Bota CNA

Heqja graduale e energjisë bërthamore/ Gjermania shemb 2 kulla

Dy kulla ftohëse të ish-centralit bërthamor në qytetin bavarez Gundremmingen të Gjermanisë u shembën në një shembje të kontrolluar gjatë së shtunës.

Dy kullat, ekuivalente me afërsisht 56,000 ton beton, u shembën si pjesë e heqjes graduale të energjisë bërthamore të Gjermanisë.

Centrali kishte shërbyer si një pikë referimi e rëndësishme në qytet për gati gjashtë dekada, duke sjellë vende të shumta pune të reja dhe duke nxitur ekonominë lokale.

Si pjesë e heqjes graduale të energjisë bërthamore të vendit dhe sipas politikës së tranzicionit energjetik të Gjermanisë, Gundremmingen, si dhe termocentralet bërthamore Brokdorf dhe Grohnde, ishin nxjerrë nga përdorimi në dhjetor të vitit 2021.

Mbyllja e termocentralit ishte qenë një hap dhe vendim i vështirë, megjithatë mijëra njerëz u mblodhën për të parë heqjen e dy kullave nga horizonti i qytetit./CNA 





Lajmet e fundit nga