Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila qëndron këto d...

Bashkimi Europian po zhvillon një plan të ri për të frenuar varësinë nga materialet e papërpunuara kineze, tha të shtunën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa kritikoi Pekinin për kufizimet e zgjeruara në eksportin e metaleve të rralla.
Bashkimi Europian për vite me radhë është përpjekur ta zvogëlojë varësinë nga Kina për mineralet që janë të nevojshme për kalimin drejt energjisë më të pastër, sektorin e mbrojtjes dhe prodhimin e automjeteve elektrike.
Von der Leyen tha se BE-ja do të kërkojë t’i përshpejtojë partneritetet për materiale kritike të papërpunuara me vende si Australia, Kanadaja, Kili, Groenlanda, Kazakistani, Uzbekistani dhe Ukraina.
Plani do të përfshijë gjithashtu përpjekje më të mëdha për riciklimin e materialeve kritike të papërpunuara në produktet që shiten në Europë, shtoi ajo.
“Qëllimi është të sigurohet qasja në burime alternative të materialeve kritike të papërpunuara në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë për industrinë tonë europiane”, tha ajo në një konferencë në Berlin.
Sipas saj, skema, e quajtur RESourceEU, do të jetë e ngjashme me planin që BE-ja zhvilloi pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 për të ulur varësinë nga energjia ruse, të njohur si REPowerEU.
“Ne do të fokusohemi në gjithçka, nga blerjet e përbashkëta deri te krijimi i rezervave. Do të rrisim investimet në projekte strategjike për prodhimin dhe përpunimin e materialeve kritike të papërpunuara këtu në Bashkimin Europian”, shtoi ajo.
Më 9 tetor, Kina vendosi kufizime në eksportin e metaleve të rralla dhe materialeve për bateri. Qeveritë perëndimore dhe analistët e shohin këtë si pjesë të reagimit të Kinës ndaj tarifave tregtare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Por, Von der Leyen tha se kjo kishte gjithashtu një ndikim të madh në Europë, në sektorët industrialë përfshirë atë të automobilëve, mbrojtjes, industrinë ajrore, çipat e inteligjencës artificiale dhe qendrat e të dhënave.
“Nëse merrni parasysh që mbi 90% e konsumit tonë të metaleve të rralla vjen nga importet nga Kina, e kuptoni rrezikun që ekziston këtu për Europën dhe për sektorët e saj më strategjikë industrialë”, tha ajo.
“Në afat të shkurtër, ne po përqendrohemi në gjetjen e zgjidhjeve me homologët tanë kinezë. Por jemi të gatshëm të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për të reaguar, nëse është e nevojshme”, shtoi ajo. /REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila qëndron këto d...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar listën e votu...
Për muaj të tërë, në Kosovë flitej shpesh për grupin AlbKi...
Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj president...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se një don...
Franca do t’i dorëzojë Ukrainës raketa anti-ajrore "Aster"...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nëse nuk ka nj...
Një anije gjysmë e fundosur është gjetur nga Autoritetet P...
Një takim i planifikuar midis Komisionerit të Tregtisë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbajtur f...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka marrë fjalën ...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, po fl...
Zyrtarët e shëndetësisë besojnë se domatet qershi nga ishu...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar...
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar një op...
Më shumë të dhëna, skema më të mira gjurmueshmërie dhe për...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zema...
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shtyrë deri m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...