Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, por shtoi se duhen përmbushur disa kushte para se të merrej një vendim i tillë.
Franca i ka dhënë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, njësi raketahedhëse, topa dhe pajisje të tjera ushtarake dhe është zotuar të dërgojë automjete të blinduara, por nuk ka ofruar tanke ose armatime më të rënda.
I pyetur në një konferencë shtypi në Hagë të hënën nëse Franca po shqyrton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë, zoti Macron tha se "asgjë nuk përjashtohet" për sa kohë që plotësohen disa kushte.
Në mesin e këtyre kushteve janë edhe garancitë se dërgimi i avionëve nuk do të çonte në një përshkallëzim të tensioneve, se ata nuk do të "preknin territorin rus" dhe se dërgimi i tyre nuk do të "dobësonte kapacitetet e ushtrisë franceze", tha Presidenti francez Emmanuel Macron.
Ai tha gjithashtu se Ukraina do të duhet të kërkojë zyrtarisht avionët. Ai vuri në dukje se do të takohet të martën në Paris me ministrin ukrainas të Mbrojtjes Oleksii Reznikov.
Në Uashington, i pyetur nga një gazetar të hënën nëse administrata e tij po konsideronte dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, Presidenti amerikan Joe Biden u përgjigj "jo". Zëvendës-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jon Finer tha në një intervistë për kanalin MSNBC javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara do të diskutonin çështjen e avionëve luftarakë "me shumë kujdes" me Ukrainën dhe aleatët.
Në javët e para të luftës, administrate e Presidentit Biden shqyrtoi një propozim sipas të cilit Polonia do të furnizonte Ukrainën me MiG-29 dhe në këmbim të tyre do të merrte avionë amerikanë F-16. Pilotët ukrainas janë të trajnuar për të drejtimin e avionëve luftarakë të epokës sovjetike.
Ideja në fund u hodh poshtë pasi Polonia doli me idenë e dorëzimit të avionëve MiG-29 në një bazë ajrore amerikane në Gjermani. Zyrtarët e Pentagonit thanë në atë kohë se perspektiva e nisjes së avionëve luftarakë nga një bazë e përdorur nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk ishte e përshtatshme.
Zyrtarët ukrainas kanë rritur kërkesat për armë më të rënda nga aleatët perëndimorë që do të ndihmonin ata në përpjekjet për zmbrapsjen e forcave ruse.
Në praninë e presidentit Macron, kryeministri holandez Mark Rutte tha se Ukraina nuk ka kërkuar zyrtarisht avionë luftarakë holandez F-16 deri më tani. Ai mbajti një qëndrim të kujdesshëm pasi ministri i jashtëm holandez u tha ligjvënësve në fillim të këtij muaji se nuk kishte "asnjë tabu" për dërgimin e avionëve luftarakë.
“Nuk po flitet për dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë. Nuk ka asnjë kërkesë për këtë", tha kryeministri Rutte të hënën. "Nuk është bërë tabu, por do të ishte një hap tjetër shumë i madh."
“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe që Ukraina të kërkojë me saktësi gjërat për të cilat ka nevojë”, tha zoti Rutte.
Ai mirëpriti vendimet e fundit të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara për dërgimin e tankeve në Ukrainë.
"Në Holandë, ne do të vazhdojmë të shikojmë se çfarë mund të bëjmë", zoti tha Rutte. "Ne nuk kemi tanke “Leopard 2”, ne i marrim ato me qira. Ne kemi thënë se, nëse është e nevojshme, ne jemi të përgatitur t'i blejmë dhe t'i dërgojmë ato (në Ukrainë)”, tha kryeministri holandez./REL
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
William Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së...
Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë ...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi paralajmëroi ame...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën se nuk e...
Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një...
Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas pë...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të hënën se Kri...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti ...
Në një dokumentar të ri të rrjetit BBC, ish-kryeministri b...
Forcat ruse thanë se kanë bërë përfitime të vogla terr...
Thirrjet për reformë policore janë shtuar në Shtetet e Bas...
Policia e Kosovës njoftoi se të dielën mbrëma ka sekue...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e vitit të kaluar, Vla...
Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kj...
Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman,...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mb...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...