Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se ngecja në projektet infrastrukturore dhe pritjet e gjata në dogana e ulin në masë të theksuar konkurrencën e produkteve maqedonase në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për afaristët e Maqedonisë së Veriut me rëndësi të veçantë është që iniciativa "Ballkani i Hapur" paralelisht Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Europës Qendrore (CEFTA), që të mos mbingarkohet administrata, e cila edhe ashtu nuk është siç thonë dhe aq efikase në favor të biznesit.
Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë, thotë se për sektorin e biznesit parësor mbetet opsioni që ofron lëvizje të lirë të kapitalit, shërbimeve dhe qytetarëve.
“Çdo marrëveshje paralele, e cila në njëfarë forme do të ndikojë në dobësimin e marrëveshjes paraprake, për ne nuk është e pranueshme”, thotë Iseni.
Ai nënvizon se me rëndësi mbetet që lehtësimet që arrijnë shtetet e rajonit të zbatohen në praktikë dhe jo vetëm të promovohen si të tilla me pompozitet dhe të njëjtat të mbeten vetëm në letër.
“Realisht, bizneseve nuk u duhen shumë samite të mëdha ku fliten fjalë të bukura, por duhet vepruar edhe në terren. Dhe kjo, para së gjithash, nënkupton infrastrukturë të mirë rrugore dhe shërbime doganore efikase që do ta përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave mes shteteve të rajonit dhe e gjithë kjo të rezultojë me një këmbim më të lartë tregtar, pa marrë parasysh se për cilin shtet bëhet fjalë. Çdo marrëveshje plotësuese që e defokuson këtë administratë që realisht nuk është dhe aq efikase, pra nuk shkon në favor të biznesit”, vlerëson Iseni.
Por, cili është dallimi midis CEFTA, që është marrëveshje për tregti të lirë dhe bashkëpunim më të madh ekonomik, dhe iniciativës "Ballkani i Hapur", që në të vërtetë e ka të njëjtin objektiv?
Drejtori i Sekretariatit të Përgjithshëm të CEFTA-s, Emir Xhikiq, thotë për Radio "Evropa e Lirë" se CEFTA në parim mbetet e fokusuar në harmonizimin e këmbimit tregtar mes vendeve nënshkruese të marrëveshjes me standardet e BE-së në kuadër të tregtisë rajonale.
“Ajo çka është me rëndësi të theksohet, është se dallimi bazë midis CEFTA-s dhe 'Ballkanit të Hapur', sipas gjërave tashmë të theksuara, është ajo se CEFTA është proces inkluziv që në njëfarë dore ndonjëherë i rëndon aktivitetet, ndërsa nga ana tjetër çon drejt asaj që të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor të shkojnë më shpejt drejt integrimit europian”.
“Sa i takon 'Ballkanit të Hapur', në një moment të caktuar do të duhet të përputhet me aktivitetet e CEFTA-s, me kusht që në kuadër të tërë Procesit të Berlinit, ose të tregut të përbashkët rajonal, të shfrenohen çështje të caktuara politike që e bllokojnë funksionalizimin e këtyre dy iniciativave”, thotë Xhikiq.
Nga ana tjetër, Biljana Muratovska nga Asociacioni i transportuesve ‘MakamTrans’, thotë për Radion "Evropa e Lirë" se çmimi i shumë mallrave varet nga çmimi i transportit që përcaktohet nga shpejtësia e tij.
Muratovska thekson se shumë probleme paraqiten në sistemin doganor, i cili është i vjetër dhe me një dinamikë të ngadaltë u përshtatet kërkesave të kohës, ndërkohë që realizimi i projekteve infrastrukturore ngec me vite.
“Çmimi i shumë produkteve varet nga shpejtësia e lëvizjes, mendoj transportimit nga një vend në një vend të caktuar. Ne nuk kemi shpejtësi të lëvizjes pasi jemi të kufizuar”, thotë Muratovska, duke nënvizuar si problematike mosdefinimin e qartë sa i përket shpërndarjes së të drejtave dhe përgjegjësive në mes anëtareve të CEFTA-s.
Ndërsa, Emir Xhikiq konsideron se ekonomia mbetet peng i barrierave politike në mes vendeve të rajonit.
“Gjithnjë politika ka pasur ndikim ndaj ekonomisë dhe ekonomia ndaj politikës, këtu nuk ka asgjë të pazakontë. Ajo çka duhet të thuhet është se potenciali ekonomik që vendet anëtare do të kishin mundur ta shfrytëzojnë me pjesëmarrjen në CEFTA, është mbi 7 për qind e prodhimit të përgjithshëm bruto, GDP në nivel vjetor. Kjo tregon se palët duhet të angazhohen në kapërcimin e problemeve politike dhe me të vërtetë t’u kushtohen çështjeve ekonomike që do të kontribojnë në mirëqenien e kompanive dhe në mënyrë indirekte edhe të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”.
“Ajo çka me të vërtetë duhet të theksohet është se integrimi rajonal në këtë mënyrë siç e shikojmë ne, përkatësisht përmes tregut rajonal të përbashkët dhe integrimeve europiane, janë dy anë të një monedhe. Ajo çka do të bëni për integrim në CEFTA, do t’ju shkruhet edhe tek integrimi në BE dhe e kundërta”, shprehet Xhikiq./REL
Rusia pretendoi të dielën se ka pushtuar qytetin strat...
Andrij Melnyk është aktualisht diplomati i huaj më i njohu...
Turqia ka bllokuar aksesin e mediave të huaja “Deutsch...
Gjykata e Hagës e sheh veten në traditën e gjyqeve të ...
Invazioni rus në Ukrainë ka forcuar aleancën perëndimo...
Sipas një raporti të fundit të Komisioni Europian përg...
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, rreth 200 gra shta...
Maxym Kudryashov dhe familja e tij u larguan nga Mariu...
Shteti i Nju Jorkut miratoi një ligj të premten që nda...
Imagjinojeni të hyni në një librari për të blerë një l...
Rreth njëqind kilometra ndajnë ishullin grek Lesbos dhe me...
Gjykata e Lartë e Teksasit bllokoi një urdhër të një g...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ...
Nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten detaje mbi ndi...
Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë qytetin e Lisiçan...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shp...
Forcat ruse po godasin qytetin e Lisiçansk dhe rrethinat e...
14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NA...
Tension i lartë është shënuar në Libi këtë mbrëmje. Si...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...