Këlliçi denoncon sërish Jet Bank: Mungesë transparence që nga dita e parë, arsye serioze për hetime
Deputeti demokrat dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi,...
Deputeti demokrat dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi,...

Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të premten një ligj të posaçëm për shembjen e godinës së bombarduar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në qendër të Beogradit, për t’i hapur rrugën ndërtimit të një hoteli luksoz nga Jared Kushner - dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump.
Rindërtimi është veçanërisht i ndjeshëm në Serbi, pasi kompleksi modernist i mesit të shekullit XX u shkatërrua pjesërisht gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që i dha fund luftës në Kosovë.
Njëqind e tridhjetë deputetë votuan për këtë ligj, ndërsa 40 ishin kundër. Gjithashtu, Kuvendi serb e miratoi edhe një propozim për të përcaktuar ekzistencën e arsyeve veçanërisht të arsyeshme që ligji të hyjë në fuqi më herët se dita e tetë nga data e publikimit.
Ligji, i quajtur lex specialis, është një ligj i veçantë që ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm në rastet kur të dy rregullojnë të njëjtën çështje.
Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trumpit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit, vitin e kaluar bëri publik planin për një kompleks hotelier prej 500 milionë dollarësh në qendër të Beogradit.
Projekti përqendrohet në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, në zemër të kryeqytetit, e cila u bombardua nga NATO-ja në pranverën e vitit 1999, gjatë fushatës për të ndaluar sulmet serbe në Kosovë.
Me gjithë dëmtimet, ndërtesa mbeti nën mbrojtje, për shkak të vlerës arkitekturore, sipas aktivistëve lokalë. Ky ligj anashkalon këtë mbrojtje, duke e shpallur projektin “prioritet kombëtar”. Ai parashikon që “të gjitha procedurat për zbatimin e projektit të rindërtimit të Shtabit të Përgjithshëm të trajtohen si urgjente” dhe që “të gjitha institucionet shtetërore të marrin vendime brenda kompetencave të tyre pa vonesa”.
Opozita paralajmëron parandalimin e shembjes së godinës
Në debatin para miratimit të ligjit, deputetët e opozitës kërkuan që ai të tërhiqej, duke e cilësuar atë të paligjshëm, ndërsa shumica qeverisëse argumentoi se ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm nuk mund të rinovohej dhe duhet të shembej.
“U bë një përpjekje për rindërtim, por nuk është i mundur për shkak të dëmtimeve dhe materialeve që nuk prodhohen më”, tha Millenko Jovanov, kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiç- Serbia nuk duhet të qëndrojë”.
Bilana Gjorgjeviç, një deputete nga Fronti i Majtë i Gjelbër në opozitë, paralajmëroi se dispozitat e këtij ligji përcaktojnë se ai do të hyjë në fuqi një ditë pas miratimit të tij.
"Mund ta paramendoj që do të fillojnë prishjen qysh javën tjetër. Sigurisht, qytetarët do të vijnë dhe do të përpiqen ta parandalojnë, nuk mund ta paramendoj ndryshe", tha Gjorgjeviç.
Ajo kujtoi se kjo është një godinë pranë ndërtesës së Qeverisë në një pjesë të rëndësishme arkitekturore të Beogradit.
"Qytetarët nuk mund të kenë asnjë interes në këtë. Vetëm regjimi në pushtet mundet, në këtë moment, të ngrohë marrëdhëniet me familjen Trump", tha Gjordjeviç.
Deputeti i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Petar Boshkoviq, vlerësoi se ndërtesa duhet të ruhet, ndër të tjera, sepse "nyja më e lartë e të gjitha komunikimeve ndodhet poshtë saj".
"Deputetët në pushtet duhet të mbahen përgjegjës për tradhti të lartë pas kësaj. Unë sugjeroj që hoteli i ardhshëm të zhvendoset në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes", tha Boshkoviç.
Ivana Rokviç, deputete nga Lëvizja Popullore e Serbisë (NPS), tha se po shkatërrohet një simbol i historisë dhe shtetësisë.
"Vetëm për hir të qëndrimit në pushtet dhe pasurimit, për pak mëshirë nga Trump", tha Rokviç.
Qëllimi për të ndërtuar në vendin e kësaj ndërtese u shpreh në vitin 2024 nga Kushner. Në atë kohë, ai publikoi projekte paraprake mbi bregun shqiptar dhe në qendër të Beogradit, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Shpejt u njoftua se ishte një hotel luksoz, ndërtesa biznesi dhe banimi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ishte i kënaqur me projektin e Kushnerit. Në nëntor të vitit 2024, Qeveria serbe hoqi statusin e mbrojtur të ndërtesave, duke hapur rrugën që kompania e Kushnerit të vazhdonte me projektin.
Në maj, Prokuroria njoftoi se zyrtari përgjegjës për mbrojtjen e këtij objekti kulturor, kishte falsifikuar një nënshkrim në një dokument kyç dhe ishte arrestuar. Goran Vasiç, drejtor në detyrë i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, pranoi se kishte sajuar një opinion ekspertësh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Kompania e Kushnerit, Affinity Partners, e mohoi çdo përfshirje në falsifikimin e dokumenteve dhe premtoi se do të ndërtojë një kompleks përkujtimor brenda objektit, kushtuar viktimave të bombardimeve të NATO-s. /REL
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar ditën e ...
Luvri po merr masa për problemet e sigurisë që dolën në pa...
Rusisë i ka kërkuar të premten Beogradit sqarime në lidhje...
Ushtria izraelite ka bërë me dije se ka goditur objektivat...
Shkalla e obezitetit te fëmijët është stabilizuar në disa ...
Nëse prodhimi gjerman i çelikut zhvendoset jashtë vendit, ...
Ministri i mbrojtjes së Belgjikës tha se Qendra Kombëtare ...
Tetori i vitit 2025 ishte i treti muaji më i ngrohtë i reg...
Aksionarët kanë miratuar një paketë page rekord që mund të...
Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 20...
Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të...
Izraeli ka sulmuar caqe të Hezbollahut në jug të Libanit m...
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas njoftimit ...
Papa Leo XIV priti këtë të enjtë presidentin e Palestinës,...
Autoritetet austriake kanë sekuestruar disa armë në Vjenë ...
Nancy Pelosi, gruaja e parë dhe e vetme që shërbeu si krye...
Avionët luftarakë izraelitë goditën tri qytete në Libanin ...
Plani i dietës që ndjek ish-presidenti i Republikës France...
Kushtet e këqija të motit kanë ndërprerë udhëtimin ajror n...
Tajfuni Kalmaegi ka goditur pjesën qendrore të Vietnamit t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...