Këlliçi denoncon sërish Jet Bank: Mungesë transparence që nga dita e parë, arsye serioze për hetime
Deputeti demokrat dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi,...
Deputeti demokrat dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi,...

Shkalla e obezitetit te fëmijët është stabilizuar në disa vende vitet e fundit, por zyrtarët globalë të shëndetësisë thanë se ato janë ende shumë të larta.
Obeziteti te fëmijët është një problem i madh në Europë dhe vjen me rreziqe shëndetësore “kërcënuese për jetën”, paralajmëron një raport i ri.
Një në katër fëmijë të vegjël është mbipeshë, përfshirë një në 10 që është obez, sipas anketës nga e gjithë Europa të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Këto norma janë shumë më të larta në Europën Jugore, ku gati një në pesë fëmijë jetojnë me obezitet.
Obeziteti në fëmijëri rrit rrezikun e diabetit, kancerit, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të tjera kronike në moshë madhore.
Anketa, e kryer nga viti 2022 deri në vitin 2024, përfshinte të dhëna nga rreth 470 mijë fëmijë të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç në 37 vende. Studiuesit mblodhën detaje shtesë mbi sjelljet familjare dhe shëndetësore për më shumë se 150,000 fëmijë.
Në përgjithësi, djemtë kanë më shumë gjasa të jenë obezë sesa vajzat, nga 13 deri në 9 përqind, zbuloi studimi.
Shkallët e obezitetit janë stabilizuar në disa vende vitet e fundit, por zyrtarët globalë të shëndetësisë nuk u qetësuan.
“Mbipesha dhe obeziteti te fëmijët mbeten në nivele alarmante dhe vazhdojnë të kërcënojnë shëndetin e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”, tha Kremlin Wickramasinghe, e cila punon për çështjet e të ushqyerit, aktivitetit fizik dhe obezitetit në zyrën e OBSH-së për Europën.
Raporti zbuloi gjithashtu se prindërit e fëmijëve mbipeshë ose obezë kanë tendencë ta nënvlerësojnë peshën e tyre. Në përgjithësi, 66 për qind e fëmijëve mbipeshë kishin prindër që mendonin se ishin ose nënpeshë ose me peshë normale.
Dietat e fëmijëve ishin përgjithësisht të varfra në të gjithë Europën. Në përgjithësi, vetëm 32 për qind e fëmijëve hanin perime çdo ditë, për shembull.
Ndërkohë, ushqimet e pashëndetshme ishin të përhapura: 41 për qind e fëmijëve hanë ëmbëlsira, 29 për qind pinë pije të gazuara dhe 16 për qind hanë ushqime të kripura më shumë se tri herë në javë.
Kishte dallime sipas statusit socioekonomik, me fëmijët që kishin më shumë gjasa të kishin dieta më të shëndetshme nëse prindërit e tyre ishin më të arsimuar.
Veçanërisht, pothuajse të gjithë prindërit thanë se fëmijët e tyre ishin aktivë për të paktën një orë në ditë, dhe 89 përqind e fëmijëve flinin të paktën nëntë orë në natë, të dy faktorë që janë të rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve.
Megjithatë, raporti zbuloi se shumë fëmijë po kalojnë shumë kohë në pajisje mobile, televizor dhe ekrane të tjera. Në përgjithësi, 42 për qind e fëmijëve kalojnë të paktën dy orë në ditë në ekrane gjatë javës dhe 78 për qind kalojnë po aq kohë para ekranit gjatë fundjavave.
Koha para ekranit ishte më e lartë tek djemtë dhe fëmijët, prindërit e të cilëve kishin nivele më të ulëta arsimore.
OBSH-ja rekomandoi që vendet të ndërmarrin hapa për të krijuar mjedise më të shëndetshme për fëmijët, duke përfshirë taksat mbi pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme, standarde më të larta ushqyese për vaktet shkollore dhe politika për të promovuar ushtrimet fizike./ CNA
Nëse prodhimi gjerman i çelikut zhvendoset jashtë vendit, ...
Ministri i mbrojtjes së Belgjikës tha se Qendra Kombëtare ...
Tetori i vitit 2025 ishte i treti muaji më i ngrohtë i reg...
Aksionarët kanë miratuar një paketë page rekord që mund të...
Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 20...
Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të...
Izraeli ka sulmuar caqe të Hezbollahut në jug të Libanit m...
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas njoftimit ...
Papa Leo XIV priti këtë të enjtë presidentin e Palestinës,...
Autoritetet austriake kanë sekuestruar disa armë në Vjenë ...
Nancy Pelosi, gruaja e parë dhe e vetme që shërbeu si krye...
Avionët luftarakë izraelitë goditën tri qytete në Libanin ...
Plani i dietës që ndjek ish-presidenti i Republikës France...
Kushtet e këqija të motit kanë ndërprerë udhëtimin ajror n...
Tajfuni Kalmaegi ka goditur pjesën qendrore të Vietnamit t...
Shtatë zjarrfikës u plagosën, përfshirë disa me djegie të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të ...
Polonia do ta fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të...
Një banor i komunës Neuville-sur-Saine pranë Lyon-it në Fr...
Qeveria e Afrikës së Jugut njoftoi të enjten se ka pranuar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...