LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CDU/CSU: Duhet program i menjëhershëm për ekonominë

11 Shkurt 2024, 17:34, Kosova & Bota CNA

CDU/CSU: Duhet program i menjëhershëm për ekonominë

Grupi parlamentar opozitar më i madh në Bundestag, CDU/CSU kërkon një program të menjëhershëm për forcimin e ekonomisë gjermane. Në një letër drejtuar kancelarit unioni paraqet 12 masa që i duhen ekonomisë.

Marrëdhënia mes kancelarit, Olaf Scholz dhe kreut të CDU, Friedrich Merz dihet që nuk është më e mira, as komunikimi mes qeverisë së koalicionit dhe opozitës në përgjithësi nuk është i mirë. Kështu opozita përdor fjalën e shkruar për të bërë të dëgjohet zëri i saj.

Grupi parlamentar i CDU/CSU i ka drejtuar kancelarit, Olaf Scholz një letër që e ka në dorë studioja e ARD-së në Berlin. Dy kryetarët e grupeve parlamentare, Friedrich Merz dhe Alexander Dobrindt shkruajnë se janë shumë të shqetësuar për gjendjen e ekonomisë gjermane dhe përcaktojnë 12 masa për të rritur konkurrueshmërinë e kompanive gjermane.

Kufizimi i shpenzimeve sociale në 40%

Tek masat e kërkuara nga krerët e opozitës bëjnë pjesë ndër të tjera ulje e tatimit të rrymës elektrike në masën minimale europiane, kufizimi i shpenzimeve sociale në 40% dhe mundësia e orarit fleksibël të punës. Në letër përmenden edhe ministrat e Financave dhe Ekonomisë, atyre u kërkohet të lehtësojnë kompanitë nga tatimet, gjë që të dy ministrat e ofruan këto ditë si masë për ekonominë. "Nëse njoftimet e dy ministrave të kabinetit tuaj mbeten pa asnjë efekt, kjo do të ketë si pasojë pasigurinë e mëtejshme dhe zhgënjimin më të madh të shumë kompanive", thuhet në letër.

Prej javësh ka një ton të ashpër mes opozitës dhe qeverisë në Gjermani. Konflikti arriti një pikë të nxehtë në debatin e përgjithshëm në Bundestag javën e kaluar, kur Merz iu drejtua Scholz me fjalët "mbajini për vete dhe na i kurseni edhe ne thirrjet për bashkëpunimnë të ardhmen".

Thirrja drejtuar kancelarit është më shumë apel se ofertë për bisedime me qeverinë. CSU dhe CSU duan të paraqesin programin e menjëhershëm për ekonominë në seancat plenare në Bundestag javën e ardhshme dhe i bëjnë thirrje kancelarit "t'i bashkohet paketës së masave të menjëhershme dhe të arrijnë unitetin e nevojshëm për këtë brenda koalicionit.

Por qeveria aktualisht planifikon me masat e saj të lehtësojë ekonominë. Së fundmi si ministri i Ekonomisë, Robert Habeck edhe ai i Financave, Christian Lindner ishin të një mendimi, kur thanë, se Gjermania nuk është më e aftë për konkurrencën ndërkombëtare./ DW

Lajmet e fundit nga