LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blinken: SHBA-ja nuk është përfshirë në sulmet ndaj Iranit

19 Prill 2024, 14:05, Kosova & Bota CNA
Blinken: SHBA-ja nuk është përfshirë në sulmet ndaj
Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në asnjë operacion ushtarak sulmues dhe po vazhdon të punojë për de-përshkallëzimin.

"Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Izraelin të mbrohet dhe të marrim pjesë në mbrojtjen e tij, siç e patë vetëm disa ditë më parë", u shpreh ai. 

Ky reagim erdhi pasi një raketë izraelite ka goditur Iranin. Mediat shtetërore iraniane citojnë raporte të pakonfirmuara për shpërthime në provincën qendrore të Isfahanit, por kanë minimizuar raportet për një sulm. Izraeli nuk ka komentuar zyrtarisht këtë situatë. 

Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli u zotua t'i përgjigjet sulmit me ??raketa dhe dron të Iranit ndaj Izraelit të shtunën mbrëma./CNA 

Lajmet e fundit nga