Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, pranoi fajësinë të enjten për akuzat e lidhura me drogën në ditën e dytë të gjyqit ndaj saj në Rusi. Nëse shpallet fajtore ajo mund të dënohet me deri në 10 vjet burg.
Pranimi i papritur i fajit nga ana e basketbollistes së ekipit Phoenix Mercury dhe fituese dy herë e medaljes së artë olimpike erdhi mes thirrjeve në rritje ndaj Uashingtonit që të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e saj gati pesë muaj pas arrestimit të saj, mes tensioneve në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbi Ukrainën.
Një diplomat i lartë rus tha më herët se Moska nuk mund të merrte asnjë veprim për çështjen e basketbollistes amerikane derisa të mbyllet gjyqi. Pranimi i fajësisë nga ana e saj mund të jetë një përpjekje nga ajo dhe ekipi i saj ligjor për të përshpejtuar procedurat gjyqësore.
31-vjeçarja Griner u ndalua në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ndërsa kthehej për të luajtur basketboll në Rusi dhe policia tha se gjeti vaj kanabisi në bagazhin e saj.
Duke folur nëpërmjet një përkthyesi, zonja Griner i tha gjykatës se ajo nuk kishte pasur qëllim të kryente një vepër penale dhe kishte vepruar pa dashje sepse kishte paketuar për në Moskë me nxitim. Gjyqi u shty për më 14 korrik.
Zonja Griner theksoi "se ajo e kishte kryer këtë veprim nga neglizhenca, pa dashje," u tha gazetarëve avokatja e saj, Maria Blagovolina, para gjykatës pranë Moskës pas pranimit të fajit.
"Ne sigurisht shpresojmë në mirëkuptimin e gjykatës," tha zonja Blagovolina. "Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e çështjes, duke marrë parasysh personalitetin e klientes sonë, ne besojmë se pranimi i fajit sigurisht që duhet të merret parasysh."
Ajo shtoi se dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes do të merren në pyetje në një seancë të mëvonshme.
Elizabeth Rood, zëvendës shefe e misionit të Ambasadës amerikane në Moskë, u tha gazetarëve pas seancës se ajo foli me zonjën Griner në sallën e gjyqit dhe ndau me të një letër të dërguar nga Presidenti Joe Biden.
"Dëshiroj të theksoj sërish angazhimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara në nivelin më të lartë për të sjellë në shtëpi shëndoshë e mirë zonjën Griner dhe të gjithë qytetarët amerikanë të ndaluar pa të drejtë, si dhe angazhimin e Ambasadës amerikane në Moskë për t'u kujdesur dhe mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve amerikanë të ndaluar ose të burgosur në Rusi", tha diplomatja Rood.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, reagoi ndaj cilësimit nga Shtetet e Bashkuara të arrestimit të zonjës Griner si "i padrejtë”, duke paralajmëruar se "përpjekjet e palës amerikane për të bërë zhurmë në publik nuk ndihmojnë zgjidhjen praktike të çështjeve."
Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden telefonoi bashkëshortin e zonjës Griner, Cherelle Griner të mërkurën për ta siguruar se ai po bën gjithçka që mundet për të siguruar lirimin e saj sa më shpejt të jetë e mundur.
Uashingtoni nuk ka thënë publikisht se cila është strategjia amerikane për këtë çështje dhe SHBA mund të ketë pak ndikim ndaj Moskës për shkak të armiqësive të forta mbi veprimet e saj në Ukrainë. Departamenti i Shtetit e ka caktuar çështjen e zonjës Griner nën mbikëqyrjen e të dërguarit të posaçëm presidencial për çështjet e pengjeve./ VOA
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në seancën e së ...
Biznesmeni Alush Koka, babai i shqiptarit të arrestuar...
Forcat ruse kontrollojnë tashmë rreth 22 për qind të t...
Deri më 24 shkurt, kur Presidenti Vladimir Putin urdhë...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në n...
Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlament...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një d...
Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme h...
Sa mund të ndikojë konflikti i Ukrainës në Ballkanin Perën...
"Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të j...
Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë ka shtyrë m...
Boris Johnson po lufton për të qëndruar si kryeministër, e...
Zyrtarët ukrainas të mërkurën u thanë banorëve të mbet...
Propozimi për të etiketuar "të gjelbër" gazin natyror ...
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate...
Të shtëna me armë zjarri dhe hedhje e sendeve të forta...
Nuk është i nxehti i verës që ka djersitur udhëheqësit...
Qeveria e presidentit Emanuel Makron do të provojë shi...
Nën brohoritjet “Nëse miratoni propozimin francez do t...
Një raport i publikuar nga misioni i EULEX-it në Kosov...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...