VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Propozimi për të etiketuar "të gjelbër" gazin natyror dhe energjinë bërthamore, si një udhëzues për investitorët privatë, ndeshi në rezistencë gjatë rrugës. Por ligjvënësit e BE-së i dhanë përfundimisht dritën e gjelbër.
Parlamenti Europian votoi të mërkurën (06.07) në favor të një propozimi në lidhje me etiketimin e gazit natyror dhe centraleve bërthamore si investime miqësore ndaj klimës. Propozimi, i quajtur zyrtarisht si "Taksonomia e BE-së”, u publikua në dhjetorin e kaluar nga Komisioni Europian, si një listë e aktiviteteve ekonomike që investitorët mund të etiketojnë dhe tregtojnë nën siglën "e gjelbër”.
Mocioni për të bllokuar këtë propozim mori 278 vota pro, 328 kundër dhe 33 abstenime. Nëse 20 nga 27 shtetet anëtare të BE-së nuk do ta kundërshtojnë propozimin, ai do të miratohet si ligj.
Propozimi hasi fillimisht në rezistencë midis disa shteteve anëtare të BE-së, me një kamp të udhëhequr nga Franca duke mbështetur fuqimisht etiketën "e gjelbër” për gazin natyror dhe energjinë bërthamore. Ndërkohë, Gjermania, e cila ka ndërprerë projektin e saj për centralet bërthamore, e kundërshtoi planin.
Disa grupe ambientaliste dhe ligjvënës të BE-së kanë pasur kritika gjithashtu. Madje, Austria dhe Luksemburgu kanë kërcënuar të padisin BE-në nëse plani miratohet. Megjithatë, propozimi ka mbështetjen e shumicës së Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë, grupi më i madh i ligjvënësve në Parlamentit Europian.
Ligjvënësit e grupit të qendrës "Renew Europe” ishin kryesisht në favor të propozimit, ndërsa të Gjelbrit dhe Social Demokratët kryesisht e kundërshtuan atë. Një numër prej 353 ligjvënësish, nga 705 që janë gjithsej në Parlament, janë të nevojshëm për ta rrëzuar një plan të tillë.
Ulja drastike e furnizimeve të gazit rus në Europë javët e fundit ka shkaktuar më shumë kundërshtim ndaj klasifikimit të gazit si "i gjelbër”. "Është politikë e ndyrë dhe rezultat fyes ky i etiketimit të gazit dhe energjisë bërthamore si 'të gjelbër', dhe dërgimi ‘lumë' i parave në arkën e luftës së Putinit", thotë Adriana Rodrigo, lobuese e "Greenpeace”. "Do ta çojmë këtë çështje në gjykatë”, - shtoi ajo.
Paul Tang, ligjvënës holandez i BE-së, me Social-Demokratët e qendrës së majtë, e kritikoi këtë plan, me argumentimin se ai është ndikuar nga lobi i Gazprom dhe Rosneft, dy kompanive ruse të energjisë. Ku qëndron Gjermania në këtë situatë?
Fillimisht Gjermania e kundërshtoi propozimin e Komisionit Europian për ta etiketuar energjinë bërthamore si "të gjelbër”. Gjatë së mërkurës (06.07) Steffen Hebestreit, zëdhënës i kancelarit gjerman Olaf Sholc, tha se Berlini "i qëndron këtij pozicionimi dhe e konsideron energjinë bërthamore si të paqndrueshme."
"Sidoqoftë, qeveria gjermane beson se taksonomia është një instrument i rëndësishëm për arritjen e objektivave të mbrojtjes së klimës, sepse është e qartë se gazi natyror është një teknologji e rëndësishme drejt rrugës së neutralitetit ndaj karbonit”, - shtoi Hebestreit./DW
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate...
Të shtëna me armë zjarri dhe hedhje e sendeve të forta...
Nuk është i nxehti i verës që ka djersitur udhëheqësit...
Qeveria e presidentit Emanuel Makron do të provojë shi...
Nën brohoritjet “Nëse miratoni propozimin francez do t...
Një raport i publikuar nga misioni i EULEX-it në Kosov...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i...
Parlamenti Europian i ka kërkuar Serbisë të rishikojë qënd...
“Përfundimi i mandatit të Miroslav Lajçakut (prill 202...
Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrj...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, po p...
Ligjvënësit e Bashkimit Europian votuan të mërkurën pë...
Qeveria dhe opozita maqedonase të mërkurën kanë drejtu...
Ukrainasve që luftojnë kundër agresorit rus u mungon m...
Parlamenti Evropian miratoi pas dy ditë diskutimesh tr...
Agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimet tek siguria globale...
Pacientët e planifikuar për radioterapi nuk mund ta ma...
Vendet e Evropës Jugore, duke përfshirë Italinë dhe Spanjën,...
Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë në përp...
Korrupsioni mbetet problem kryesor në Shqipëri. Në kët...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...