
Presidentja e Kosovës, gjatë seancës solemne në Kuvend për nder të Ditës së Pavarësisë, kërkoi nga politika që të dominojë interesi i shtetit. Presidentja gjithashtu kërkoi nga ndërkombëtarët që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e NATO-s.
Osmani shprehu mirënjohje për dëshmorët e UÇK-së, ish-presidentin Rugova, ushtarët e FSK-së, Adem Jasharin dhe aleatët ndërkombëtarë për çlirimin e Kosovës.
Presidentja tha se duhet punuar bashkë dhe pa reshtur që shtetin dhe Republikën e Kosovës të forcojmë.
“Këto sfida na kanë bërë që të përplasemi për brenda, pasi kemi pikëpamje të ndryshme. Si gjithnjë do të jemi një, prandaj pavarësisht dallimeve në pikëpamje politike, spektri politik do të dominojë në interes të vendit. Ne jemi fuqishëm në anën e aleatëve tanë, vendet e Ballkanit Perëndimor, ato që janë demokratike sa më shpejt të anëtarësohen në NATO. Prandaj le të punojmë bashkë edhe pa reshtur që shtetin dhe Republikën e Kosovës ta forcojmë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Zoti i bekoftë qytetarët e Kosovës. Qëndresën e pashembullt të brezave të lirisë, e cila i parapriu jetësimit të ëndrrës së madhe, presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, i cili e siguroi respektin e gjithë botës demokratike. Bijat tona në UÇK që sakrifikuan jetën në mbrojtje të vendit, komandantin Adem Jashari, i cili i priu rezistencës për liri, përfaqësuesit e shtetit, të cilët për 15 vite kontribuuan për jetësimin demokratik të vendit, ushtarëve e policisë sonë, ushtarët e FSK-së që po luftojnë për shpëtimin e jetëve nga tërmetet në Turqi e Siri. U falënderohemi edhe miqve tanë, aleatëve tanë, të cilët i kemi quajtur me të drejtë shpëtimtarë e miq të lirisë, kur ne ishim të shtypur e luftonim për lirinë, kur u çliruan në tokën e lirë, ata janë këtu edhe sot, partnerë të besueshëm e të qëndrueshëm më të cilët edhe sot po e ndërtojmë të ardhmen tonë”, tha Osmani.
Osmani tha se në këto 15 vjet shtet Kosova është zhvilluar e forcuar si shet i ri, si nga ana politike, ashtu edhe në funksionimin e institucioneve.
“Institucionet po forcohen e kjo është arritje e madhe. Sfidat kanë qenë të pashmangshme, por i kemi tejkaluar me aleatët tanë, këto sfida na kanë bërë të kemi përplasje të brendshme, por na kanë bërë edhe më të fortë, kanë dëshmuar aftësinë tonë për të qenë më të qëndrueshëm karshi tyre. Këto sfida janë të pranishme edhe sot kur Kosova falë përcaktimit të saj të hershëm po përpiqet të përcaktojë pozitën e saj drejt strukturave euroatlantike në NATO”, tha Osmani.
Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane ka ndikua...
Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e ...
Në shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së shtetit, Kosova...
Ndërsa Kosova po përgatitet të festojë 15-vjetorin e shpal...
OKB-ja bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dol...
Qindra burra ukrainas morën pjesë në një stërvitje ushtara...
Nën ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, në mes të tet...
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë...
Në fund të viteve '90, në Kosovë nisi lufta ndërmjet shqip...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi Ko...
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midi...
Shoqata AHBAP, e cila po ndihmon me kërkimet në rrënojat e...
Mbi 100 ushtarë ukrainas po kryejnë trajnime intensive në ...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, nisi të...
Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve...
Duket se marrëdhënia mes deputetit të Vetëvendosjes, Haki ...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak më parë në Kroaci. S...
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, mbësht...
Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë çrregulluar planet për...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...