Kosova përballet me sfida në përvjetorin e Pavarësisë
Ndërsa Kosova po përgatitet të festojë 15-vjetorin e shpal...

Në shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së shtetit, Kosova ka marrë urime nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenti italian, Sergio Mattarella.
Presidenti amerikan në letrën drejtuar presidentes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar më të mirat për popullin e Kosovës.
Në letrën për homologen Osmani, presidenti Biden mirëpret pranimin e propozimit të BE-së nga Kosova me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15-vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë e efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dyja vendet tona”, ka thënë Presidenti Biden në letrën e tij.
Ndër të tjera, Biden ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë.
“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më të qetë dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Biden.
Kosova urime për 15-vjetorin e shtetësisë ka pranuar edhe nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.
Në letrën e tij, presidenti Stenimeier ka përmendur angazhimin e Kosovës për vlera europiane dhe në këtë kontekst ka vlerësuar partneritetin në raport me luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.
“Jam i lumtur që vitin e kaluar gjatë samitit të Procesit të Berlinit në Berlin me nënshkrimin e tri marrëveshjeve rajonale të mobilitetit mundëm të arrijmë një sukses dhe të hedhim një hap të mirë përpara për krijimin Tregut të Përbashkët Rajonal domethënës për zhvillimin ekonomik të rajonit. Qëllim i përbashkët i Kosovës dhe Gjermanisë mbetet integrimi i vendit tuaj në bashkësinë ndërkombëtare. Gjermania e mbështet perspektivën europiane të Kosovës”, ka theksuar në letër presidenti Steinmeier.
Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ka uruar shtetin e Kosovës, duke thënë se Franca mbështet Kosovën në përpjekjet e saj për forcimin e sundimit të ligjit.
“Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor […] Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Presidenti Macron.
Ndër të tjera, Presidenti Macron ka bërë thirrje për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që ta lehtësojë integrimin evropian, duke thënë se mund të llogaris në përkrahjen e Francës.
Të enjten shtetin më të ri në Europë që shënon tashmë 15 vjet shtet e ka uruar edhe presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Siç njofton Presidenca, në letrën e tij, presidenti Mattarella ka uruar presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke potencuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve.
“Konteksti aktual evropian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet.
Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim evropian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Mattarella, shkruan "Telegrafi".
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë dhe nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
Kosova ka pranuar letër urimi edhe nga shtetet tjera në 15-vjetorin e shënimit të pavarësisë.
Ndërsa Kosova po përgatitet të festojë 15-vjetorin e shpal...
OKB-ja bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dol...
Qindra burra ukrainas morën pjesë në një stërvitje ushtara...
Nën ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, në mes të tet...
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë...
Në fund të viteve '90, në Kosovë nisi lufta ndërmjet shqip...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi Ko...
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midi...
Shoqata AHBAP, e cila po ndihmon me kërkimet në rrënojat e...
Mbi 100 ushtarë ukrainas po kryejnë trajnime intensive në ...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, nisi të...
Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve...
Duket se marrëdhënia mes deputetit të Vetëvendosjes, Haki ...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak më parë në Kroaci. S...
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, mbësht...
Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë çrregulluar planet për...
Sipas një sondazhi të fundit, gjysma e amerikanëve mendojn...
Ish-nënpresidenti Mike Pence tha të mërkurën se do të kund...
Ökkeş Elmasoglu është kthyer në hero në ditët pas tërm...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të ud...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...