Franca dhe Gjermania: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor në rrugën drejt BE-së
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midi...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi Kosovën në përvjetorin e pavarësisë duke e siguruar atë për mbështetjen e vazhdueshme amerikane.
Ne mesazhin e presidentit Biden qe u bë publik nga zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, thuhet mes tjerash se përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet. Së bashku, thuhet në letër, “u ngritëm për vlerat tona të përbashkëta, përfshirë mbështetjen e popullit të Ukrainës që po mbrohet nga agresioni i padrejtë dhe i paprovokuar i Rusisë”.
Në letër thuhet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Ne mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së për normalizim, me synimin përfundimtar, njohje e ndërsjellë, që do të ndihmonte në arritjen e një të ardhmeje më paqësore dhe të begatë për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në mesazhin e presidentit Biden.
Kosova shpalli pavarësinë e saj me 17 shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, Serbia e mbështetur nga Rusia vazhdon ta kundërshtojë atë.
Diplomatët amerikanë dhe ata të Bashkimit Evropian janë vënë në përpjekje për të ndërmjetësuar një zgjidhje sipas një propozimi evropian që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, nga frika se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në Ballkan.
Udhëheqësit e të dyja vendeve thanë se e pranojë në parim propozimin, sipas të cilit palët nuk duhet të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke e uruar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç me rastin e ditës se shtetësisë serbe shprehu bindjen se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për të cilin, tha ai, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, do të sjellë siguri dhe begati për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Ai i bëri thirrje Serbisë “të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar, të pajustifikuar dhe brutale të Rusisë”.
Serbia e cila synon integrimet evropiane ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndaj Moskës, në radhë të parë për shkak të qëndrimit rus kundër pavarësisë së Kosovës.
Sekretari Blinken tha në mesazhin drejtuar presidentit serb se “duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e të drejtës së popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tij”.
Sekretari Blinken u shpreh i kënaqur që, siç tha, “dy vendet tona nënshkruan së fundmi një Memorandum Mirëkuptimi për të krijuar pozicione ndërlidhëse për diplomatët serbë brenda Departamentit amerikan të Shtetit. Ky program unik jo vetëm që do të nxisë një kuptim më të mirë të synimeve tona të politikës së jashtme, por do të krijojë kanale të reja komunikimi dhe do të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm”, thuhet në mesazhin e sekretarit Blinken dërguar presidentit serb./ VOA
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midi...
Shoqata AHBAP, e cila po ndihmon me kërkimet në rrënojat e...
Mbi 100 ushtarë ukrainas po kryejnë trajnime intensive në ...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, nisi të...
Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve...
Duket se marrëdhënia mes deputetit të Vetëvendosjes, Haki ...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak më parë në Kroaci. S...
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, mbësht...
Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë çrregulluar planet për...
Sipas një sondazhi të fundit, gjysma e amerikanëve mendojn...
Ish-nënpresidenti Mike Pence tha të mërkurën se do të kund...
Ökkeş Elmasoglu është kthyer në hero në ditët pas tërm...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të ud...
Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetëso...
Të premten do të anulohen të gjitha fluturimet e rregu...
Pas 9 ditësh në rrënojat e tërmetit është nxjerrë e gjallë...
Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja ndaj...
Sot mijëra pasagjerë janë prekur nga vonesat dhe anuli...
Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës ka bërë të ditur...
Shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të martën se niv...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...