Suedia dhe Danimarka i bashkohen iniciativës gjermane "Sky Shield"
Nën ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, në mes të tet...

Qindra burra ukrainas morën pjesë në një stërvitje ushtarake në Anglinë veriore të enjten. Ata janë në mesin e më shumë 10 mijë ukrainasve të dërguar në Britani gjatë vitit të kaluar për t’u përgatitur për luftën kundër Rusisë.
Nën kujdesin e forcave nga Britania, Suedia, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia, ukrainasit do të mësojnë për pesë javë për ligjet e konfliktit të armatosur, luftën urbane dhe atë në llogore, armatimin dhe mjekësinë e fushëbetejës.
Qeveria e Britanisë tha të enjten se synon të dyfishojë numrin e rekrutëve që do të stërviten në disa rajone të vendit në vitin 2023, në 20 mijë.
Vendimi është pjesë e rritjes së mbështetjes për Ukrainën, pasi zyrtarët e aleancës së NATO-s u takuan një ditë më parë mbi planet për të shtuar ndihmat për Kievin. Britania ka njoftuar se do ta pajisë ushtrinë ukrainase me 14 tanke “Challenger” dhe qindra raketa.
Një nga rekrutët, një punonjës 48-vjeçar i industrisë së prodhimit të mobileve, i cili e quajti veten Nick, tha se para një viti ai nuk kishte menduar se një ditë të merrte pjesë në një stërvitje ushtarake në veri të Anglisë.
“Do të duhet ta përdor këtë njohuri për të mbrojtur vendin tim sepse sot po derdhet shumë gjak në Ukrainë dhe dikush duhet ta mbrojë atdheun”, tha ai përmes një përkthyesi.
Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar, duke thënë se ajo duhej të mbronte popullatën rusishtfolëse dhe të mos lejonte aleancën perëndimore të NATO-s që ta përdorte Ukrainën për të kërcënuar sigurinë e Rusisë.
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë, përfshirë Britaninë, thonë se këto janë pretekste të pabaza për një luftë të paprovokuar.
Të mërkurën, sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace tha se Britania po trajnon ushtarët ukrainas për të luftuar në një mënyrë më "perëndimore" dhe për të përdorur më pak municion sesa mënyra tradicionale sovjetike e luftimit.
Tetari i ushtrisë britanike Carter, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij të plotë, tha se ukrainasit po stërviten nga forcat më të mira ushtarake në botë.
"Jam i sigurt se kur të kthehen (në Ukrainë) ata do të jenë në gjendje të mbijetojnë dhe të fitojnë", tha ai.
Programi përfshin gjithashtu stërvitje për luftë në zonat urbane, në shtëpitë dhe strukturat civile dhe prova të qitjes me armë.
Ushtari ukrainas, Nick tha se do të kthehej në Ukrainë me besim të madh në aftësitë e tij.
"Unë mendoj se të gjithë ne do të jemi gati të kthehemi, sepse Ukraina vërtet ka nevojë për ne, për ushtarët që do të luftojnë për Ukrainën", tha ai./VOA
Nën ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, në mes të tet...
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë...
Në fund të viteve '90, në Kosovë nisi lufta ndërmjet shqip...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi Ko...
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midi...
Shoqata AHBAP, e cila po ndihmon me kërkimet në rrënojat e...
Mbi 100 ushtarë ukrainas po kryejnë trajnime intensive në ...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, nisi të...
Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve...
Duket se marrëdhënia mes deputetit të Vetëvendosjes, Haki ...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak më parë në Kroaci. S...
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, mbësht...
Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë çrregulluar planet për...
Sipas një sondazhi të fundit, gjysma e amerikanëve mendojn...
Ish-nënpresidenti Mike Pence tha të mërkurën se do të kund...
Ökkeş Elmasoglu është kthyer në hero në ditët pas tërm...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të ud...
Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetëso...
Të premten do të anulohen të gjitha fluturimet e rregu...
Pas 9 ditësh në rrënojat e tërmetit është nxjerrë e gjallë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...