web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Stili kontravers i Rihannës bëhet viral/ Sapo solli në trend çizmet që pritet “të bëjnë namin”

2022-08-17 16:59:00, Trending CNA
Stili kontravers i Rihannës bëhet viral/ Sapo solli në trend
Rihanna

Rihanna ka mbajtur një profil relativisht të ulët që kur solli në jetë fëmijën e saj me reperin A$AP Rocky, në maj të këtij viti.

Megjithatë, me daljen e fundit publike ajo është bërë virale dhe ka krijuar një trend, duke kënaqur të gjithë të apasionuarit pas modës.

Në fillim të kësaj jave, Rihanna u shfaq me një stil në veçantë, gjatë një darke në një restorant italian, në Nju Jork.

Stili kontravers i Rihannës bëhet viral/ Sapo solli në trend

Ajo kishte veshur një fund xhins të shkurtër me një bluzë të bardhë, ndërsa vëmendjen kanë tërhequr çizmet me të cilat këngëtarja kombinoi veshjen.

Rihanna ka kompletuar veshjen me një palë çizme të gjera dhe të gjata mbi gjurin nga koleksioni Y/Project pranverë-verë 2023.

Pamja kontraverse e këngëtares është komentuar shumë në rrjet, pasi solli në trend një palë çizme të frymëzuara nga moda e meshkujve të shekullit të 17-të, që pritet “të bëjnë namin” këtë vjeshtë./ B.A. – CNA.al

Stili kontravers i Rihannës bëhet viral/ Sapo solli në trend

Stili kontravers i Rihannës bëhet viral/ Sapo solli në trend

Stili kontravers i Rihannës bëhet viral/ Sapo solli në trend





Lajmet e fundit nga