web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Hektor Idrizaj largohet nga Skënderbeu, prezantohet te skuadra tjetër shqiptare

2023-06-30 15:09:58, Sport CNA

Hektor Idrizaj është lojtari më i ri i AF Elbasanit, pas largimit nga Skënderbeu. Mbrojtësi i njohur ka zgjedhur të vijojë aventurën me skuadrën e drejtuar nga trajneri Nevil Dede.

Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar të klubit, bëhet me dije arritja e marrëveshjes me anësorin e djathtë të prapavijës. Në kanalet zyrtare të komunikimit të Elbasanit thuhej:

Idrizaj zyrtarisht i bashkohet rrugëtimit tonë. Mbrojtësi vlonjat vjen në Elbasan pas eksperiencës në Korçë me skuadrën e Skënderbeut. Përgjatë karrierës është aktivizuar në Superiore me ekipe si Partizani, Teuta, Flamurtari dhe Bylis.

Ai është shpallur kampion i Kategorisë Superiore dhe fitues i Superkupës së Shqipërisë”.





Lajmet e fundit nga