web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni Brozovic/ Interi bllokon transferimin, Al Nassr ndryshoi kushtet

2023-06-30 13:42:00, Sport CNA

Operacioni Brozovic/ Interi bllokon transferimin, Al Nassr ndryshoi kushtet

E pabesueshme, por e vërtetë. Negociatat për kalimin e Marcelo Brozovic te Al Nassr kanë ngecur sërish. Mesfushori kroat kishte gjetur një marrëveshje me klubin saudit, duke hedhur poshtë çdo dyshim. Vizitat mjekësore ishin planifikuar për sot, para nënshkrimit të kontratës së re.

Por negociatat kanë pësuar një kthesë të re. Al Nassr, që fillimisht i kishte ofruar Interit 23 milionë euro për blerjen e Brozovic, ndryshoi shumën, duke i ofruar klubit zikaltër 15 milionë (13 plus 2 bonus). Ofertë që Interi e refuzoi, duke bllokuar negociatat.





Lajmet e fundit nga