Egbo kandidat kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së njohur, konkurrencë me Joachim Low
Emmanuel Egbo ështe quajtur ndryshe edhe trajneri i mrekul...

FSHF ka ardhur së fundmi me një reagim. Pasi i hoqi transmetimin e ndeshjeve Oversport, këta të fundit e cilësuan si vendim të padrejtë dhe të papritur. Por me një deklaratë të fundit, FSHF shpjegoi gjithçka.
“Pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për zgjidhjen e kontratës së të drejtave të transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë me shoqërinë “Over Sport”, më datën 27.06.2023, nga kjo shoqëri pati një reagim publik, ku shprehej se ky ishte një zhvillim i papritur dhe se veprimet e FSHF ishin rezultat i mungesës së transparencës dhe në kontrast me parimet etike, që sipas “Over Sport”, duhet të ndjekë.
FSHF priti në rast se nga “Over Sport” do kishte një qëndrim publik më të qartë, por në mungesë të tij gjen me vend të sqarojë opinionin publik në lidhje me mënyrën se si u arrit deri në zgjidhjen e kësaj kontrate.
Prej muajit janar 2023 shoqëria “Over Sport” nuk ka paguar shumat e parashikuara në kontratë sipas afateve përkatëse. Kjo shoqëri nuk ka dhënë kurrë të gjitha garancitë për të cilat ishte angazhuar në kontratë. Prodhimi dhe transmetimi televiziv i garave kombëtare ka qenë jashtë çdo standardi teknik e sidomos ka ndikuar drejtpërdrejtë në funksionimin e sistemit VAR.
Po ashtu qëndrimi editorial dhe kontributet gazetareske kanë qenë jashtë kërkesave të kontratës e në shume raste edhe në cenim të moralit publik apo te sensibiliteteve të grupeve të ndryshme shoqërore.
Për të gjitha këto raste “Over Sport” është njoftuar dhe paralajmëruar shumë herë e së fundmi në muajin maj 2023, kur i është dhënë afat për të përmbushur detyrimet deri më datën 31.05.2023, me pasojë zgjidhjen e kontratës.
E madje edhe më datën 02.06.2023 është mbajtur një takim ku shoqëria është paralajmëruar për zgjidhjen e kontratës e ku sërish ka marrë përsipër të shlyejë detyrimet, këtë herë brenda datës 21.06.2023. Përtej kësaj date FSHF nuk mund të vinte në rrezik transmetimin televiziv të ndeshjeve për sezonin 2023-2024 dhe për këtë shkak u vendos zgjidhja e kontratës.
Në këto kushte, ajo që në fakt “Over Sport” e cilëson si “të papritur” mendojmë se është vetëm një justifikim ndaj konsumatorëve ndaj të cilëve kjo shoqëri ka marrë përsipër angazhime që nuk mund t’i mbajë, ashtu siç ka bërë me FSHF-në”, shkruhet në reagim.
Emmanuel Egbo ështe quajtur ndryshe edhe trajneri i mrekul...
Finalja e Superkupës së Europës do të jetë mes Mançester Sit...
Vangjel Zguro, është zyrtarisht një lojtar i Strugës. I larg...
Xhuliano Skuka kaloi nga shkëlqimi te Partizani, te periud...
Transferimi i Kim Min-Jae në skuadrën e Bayern Munchen ësh...
Rikthimi i Skënderbeut në elitën e futbollit shqiptar u prit...
After signing the contract that will tie him to Milan for fo...
Erzeni ka qëndruar shumë në heshtje këtë periudhë merkatoj...
FIFA ka përditësuar renditjen e Kombëtareve dhe Shqipëria ...
Pas shkarkimit të Phil Neville, Inter Miami ka një trajner...
This Tirana that is being built is scary. The close names ...
Drejtuesit e Skënderbeut janë në negociata me sulmuesin ng...
The UEFA Executive Committee has decided the Agia Sofia st...
Ruben Loftus-Cheek will be Milan's youngest footballer. The ...
Vllaznia played the second friendly in the preparatory phase...
Shqipëria U-17 ka zhvilluar miqësoren e dytë ndaj Maqedoni...
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Nion të Zv...
Tjetër dënim për Jose Mourinho dhe Romën. Gjykata Federale...
Tirana e femrave është gati për ndryshime rrënjësore këtë se...
Egnatia continues to strengthen in the market to prepare for...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...