web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjidhet ngërçi me yllin e skuadrës, te Tirana “festojnë” rinovimin gjigantit

2023-04-14 16:17:06, Sport CNA

Zgjidhet ngërçi me yllin e skuadrës, te Tirana

Jocelin Behiratche dhe Tirana duket se janë më pranë rinovimit të kontratës se kurrë më parë. Prej muajsh kishte një ngërç mes tij dhe klubit për këtë çështje me lojtarin që nuk pranonte kushtet e ofruara nga bardheblutë.

Mirëpo, duket se ky ngërç është zgjidhur dhe palët mund të zgjasin “martesën” e tyre për disa vjet. Qendërmbrojtësi shtatlartë erdhi te Tirana në janar të 2021-shit në moshën 20 vjecare nga Italia dhe pas 2 sezonesh të mira, vlera e kartonit i ka shkuar në 325 mijë euro.

Një lojtar premtues për shërbimet e të cilit, Tirana nuk dëshiron t’i humbasë ndaj nëse rinovimi vjen, ai do të jetë një nga liderët e skuadrës teksa bëhet lojtari më i vjetër në ekip pas Ilion Likës, Bekajt, Tosevskit dhe kapitenit Najdovski. Tre të parët me shumë mundësi do të largohen dhe Behiratche mund të bëhet kapiteni i dytë i ekipit, pas Najdovskit.





14:12 Sport

Shpëtim Duro plas

Shpëtim Duro po shijon kryesimin në kampionatin e Maqedonisë...

Lajmet e fundit nga