web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-mbrojtësi i Interit: Asllani duhet aktivizuar më shumë

2023-04-14 16:13:30, Sport CNA

Ish-mbrojtësi i Interit, Fulvio Kolovati ka folur për aktivizimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani. Në një deklaratë për “Radio Nerazzurra”, ai u shpreh se Asllani është aktivizuar shumë dhe se dëshiron që ta shohë në fushë, ndoshta në ndeshjen ndaj Monzës.

“Do ta kisha aktivizuar më shumë Asllanin, ndoshta edhe Belanovën. Nëse ke një skuadër prej 25 lojtarësh, duhet ta shfrytëzosh. Do të bëja disa ndryshime në formacion ndaj Benfikës, ndoshta do t’i jepja hapësirë ??edhe De Vraj dhe Gosens. Megjithatë, besoj se Interi mund të fitojë me Monzën pavarësisht formacionit, është thjesht çështje afrimi ndaj garës dhe jo zgjedhjesh”, deklaroi Kolovati.





14:12 Sport

Shpëtim Duro plas

Shpëtim Duro po shijon kryesimin në kampionatin e Maqedonisë...

Lajmet e fundit nga