web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrihet marrëveshja, Bajerni bën goditjen e parë në merkato

2023-04-14 15:25:00, Sport CNA

Konrad Laimer-Bajern Mynih quhet kapitull i mbyllur nga raportimet e “Bild”. Mesfushori që aktivizohet me Lajpcigun ka nënshkruar kontratë me Bajernin, e cila e mban të lidhur deri në verën e vitit 2027.

Mbyllja e marrëveshjes është zvarritur në periudha të ndryshme. Në vitin 2021, “demat” i vendosën veton e qëndrimit, në merkaton e fundit klubet u prishën për tarifë shtesë. 25-vjeçari do të mbërrijë në Mynih si futbollist i lirë, pasi kontrata me Lajpcigun i përfundon në verë.

Konradi është futbollisti i parë i ardhur në “Allianz Arena” gjatë periudhës “Tuhel”.





14:12 Sport

Shpëtim Duro plas

Shpëtim Duro po shijon kryesimin në kampionatin e Maqedonisë...

Lajmet e fundit nga