web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajme të këqija për Partizanin, dy titullarët e “demave” humbasin sfidën kundër Laçit

2023-04-14 14:18:17, Sport CNA

Dje paradite Partizani kreu stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së dielës ndaj Laçit. Të kuqtë vijojnë të kenë mungesa të rëndësishme në stërvitje.

Maget, i cili ka rezultuar efikas në skemën me tre mbrojtës, vijon të mos stërvitet me ekipin, teksa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Carën, i cili ka pësuar një goditje në gju dhe vijon të ndiejë shqetësime.

Mbetet të shihet gjendja e tij sot, por koha premton pak që kavajasi të kthehet për ndeshjen me Laçin. Mungesa e tij është shumë e rëndësishme, pasi në javët e fundit po bënte shumë mirë si sulmues krahu.

Ndërkohë, Atanaskoski dhe Telushi janë në rrugë të mbarë për t’u rikuperuar për kurbinasit.





14:12 Sport

Shpëtim Duro plas

Shpëtim Duro po shijon kryesimin në kampionatin e Maqedonisë...

Lajmet e fundit nga