web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Klubi italian siguron ngjitjen, Shpendi protagonist absolut

2024-03-31 13:06:00, Sport CNA

VIDEO/ Klubi italian siguron ngjitjen, Shpendi protagonist absolut

Klubi i njohur italian, Cesena, siguroi këtë të shtunë ngjitjen në Serinë B. Bardhezinjtë i dhanë fund vuajtjeve që zgjasnin prej 6 vitesh. Në vitin 2018, klubi shpalli falimentin dhe u detyrua ta nisë gjithcçka nga kategoritë inferiore.

Skuadra e drejtuar nga Mimo Toskano, dominoi grupin B në Serinë C dhe siguroi ngjitjen 4 ndeshje para fundit.

Fitorja minimale ndaj Pescarës, bëri që të shpërthejë festa e madhe te Cesena, pasi ngjitja u sigurua zyrtarisht.

Padyshim, meritë të veçantë në këtë skuses të skuadrës, kishte futbollisti shqiptar, Cristian Shpendi.

Sulmuesi numëron plot 20 gola të shënuar dhe kryeson në renditjen e golashënuesve në këtë kategori.

Cristiani kaloi edhe binjakun e tij, Stiven Shpendi, i cili tashmë është pjesë e Empolit, ndërsa me Cesenën shënoi 12 gola.

Sigurimi i ngjitjes në Serinë B, pas 6 sezoneve pritje, bëri që tifozët e Cesenës të mos përmbahen dhe të futen në fushë.

 





16:57 Sport

Egnatia i jep fund

Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, e cila mungonte...

Lajmet e fundit nga