web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Pret ftesën e Silvinjos, mesfushori shqiptar shënon supergol në Kroaci

2024-03-30 19:13:45, Sport CNA

VIDEO/ Pret ftesën e Silvinjos, mesfushori shqiptar shënon supergol

Lindon Selahi, e ka shprehur hapur se po pret një ftesë nga Silvinjo dhe dëshiron të jetë pjesë e Shqipërisë për Europianin e verës.

Në fakt mesfushori po bën shumë mirë në Kroaci, aty ku aktivizohet me skuadrën e Rijekës.

Selahi ishte protagonisti i fitores së sotme me shifrat 3-0 ndaj Rudes të vendin të fundit në renditjen e kampionatit. Në minutën e 56-të, ishte pikërisht mesfushori shqiptar i cili shënoi me një goditje të shkëlqyer nga kufijtë e zonës, për të çuar topin në rretë dhe vulosur fatin e këtij takimi.

SHIKONI GOLIN: VIDEO

Ky ishte goli i tretë i këtij sezoni për Selahin, i cili ishte në pritje të transferimit ndaj nuk luajti thuajse dy muaj në dimër. Por tashmë ai është kthyer përsëri pikë fikse në rreshtimin e Rijekës dhe po ndihmon ekipin të marshojë drejt titullit kampion.





16:57 Sport

Egnatia i jep fund

Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, e cila mungonte...

Lajmet e fundit nga