web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata kaotike te Milani, rivalët nuk dinë me kë të negociojnë për transferimin

2026-06-10 15:08:00, Sport CNA

Situata kaotike te Milani, rivalët nuk dinë me kë të

Atalanta po monitoron situatën e mesfushorit Ardon Jashari dhe po vlerëson mundësinë e transferimit të tij nga Milani.

Klubi nga Bergamo është përballur me vështirësi në nisjen e negociatave për shkak të paqartësive që ekzistojnë aktualisht te Milani në nivel drejtues. Zikalëtrit ende nuk e dinë më cilët duhet të negociojnë.

Kuqezinjtë ende nuk kanë përcaktuar trajnerin e sezonit të ardhshëm, ndërsa Oliver Glasner konsiderohet kandidati kryesor për stolin.

Jashari zhvilloi një sezon të vështirë në Itali për shkak të problemeve fizike dhe u aktivizua në vetëm 17 ndeshje me Milanin. Interesimi për të vjen edhe nga drejtori i ri sportiv i Atalantës, Kristiano Xhuntoli, i cili e kishte ndjekur lojtarin edhe gjatë kohës kur punonte te Juventusi. Edhe Maurizio Sarri shihet si një admirues i profilit të mesfushorit me të kaluar te Club Brugge. Vlera e mundshme e operacionit pritet të kalojë shifrën e 30 milionë eurove.

Ndërkohë, Rafael Leao ka shprehur dëshirën për t’u larguar, ndërsa edhe futbollistë të tjerë po shqyrtojnë mundësitë e transferimit





Lajmet e fundit nga