web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I skadon kontrata te Liverpool, Alisson drejt Serisë A

2026-02-24 19:33:00, Sport CNA

I skadon kontrata te Liverpool, Alisson drejt Serisë A

Juventus po përgatit një goditje të madhe për merkaton e verës, duke shënjestruar portierin e Liverpool-it, Alisson Becker.

Sipas "La Gazzetta dello Sport", drejtuesit bardhezi po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të brazilianit në Itali, ku ai spikati dikur me Romën. Ndonëse Alisson ka qenë një pikë referimi në "Anfield" që nga viti 2018, ardhja e parashikuar e Giorgi Mamardashvilit si titullar sezonin e ardhshëm mund të detyrojë 33-vjeçarin të kërkojë një aventurë të re.

Te Juventusi, nevoja për një portier me përvojë është rritur, duke qenë se Michele Di Gregorio është përballur me kritika të shumta për performancat e tij gjatë këtij sezoni.

Kontrata e Alisson me "Reds" skadon në vitin 2027, çka do të thotë se Juventusi duhet të paraqesë një ofertë bindëse ekonomike për të siguruar shërbimet e tij.





Lajmet e fundit nga