web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Guardiola drejt largimit, City e ka gati zëvendësuesin

2026-04-24 15:46:00, Sport CNA

Guardiola drejt largimit, City e ka gati zëvendësuesin

Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2027, Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Trajneri katalanas ka qenë në krye të skuadrës që nga viti 2016 dhe ka fituar gjashtë tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023. Së fundmi, ai shtoi edhe Kupën e Ligës Angleze pas fitores ndaj Arsenalit.

Në këtë sezon, Manchester City është në garë për titull me pikë të barabarta me Arsenalin dhe synon edhe finalen e FA Cup.

Vendimi për të ardhmen e Guardiolës nuk është marrë ende dhe situata ndryshon vazhdimisht. Klubi ka nisur të mendojë për zëvendësuesin, ku emri kryesor është Enzo Maresca. Italiani, ish-ndihmës i Guardiolës, aktualisht është pa skuadër pas largimit nga Chelsea.





Lajmet e fundit nga