web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Europiani në Shqipëri, mësoni katër stadiumet ku do të luhen ndeshjet

2023-09-26 16:51:00, Sport CNA

Europiani në Shqipëri, mësoni katër stadiumet ku do të

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar për moshat. UEFA ka vendosur t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17.

Federata Shqiptare ishte një nga federatat që kishte kandiduar për të pritur fazën finale të turneut, duke përgatitur një aplikim voluminoz që u përgatit nga administrata e FSHF-së dhe që më pas u paraqit në UEFA. Së fundmi, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvillua këtë të martë në Qipro ka votuar pro kandidaturës shqiptare, me finalet e turneut kontinental që do të luhen në Shqipëri pas dy vitesh.

Duke iu referuar dosjes së aplikimit, FSHF ka parashikuar që ndeshjet të zhvillohen në stadiumet “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”.





Lajmet e fundit nga