web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Starova: Nuk kam parë skuadër të parkojë autobusin si Kukësi, më pëlqeu shumë Skënderbeu

2023-09-24 23:12:00, Sport CNA

Sulejman Starova, specialist futbolli, foli për kampionatin, në emisionin “Skaner”.

Starova deklaroi se Skënderbeu i pëlqeu shumë, pavarësisht se humbi ndaj Kukësin, ndërsa shtoi për këta të fundit se duhet të rrisin nivelin.

Ai tha se deri në javën e pestë, nuk ka parë asnjë skuadër të parkojë autobusin si Kukësi.

"Kukësi mori një fitore në Korçë, konkurrenca në kampionat është shumë e madhe. Skënderbeu më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë, pavarësisht se humbën. Kërkuan të barazonin, edhe kur e pësuan nga një gol nga jashtë. Kukësi duhet të rrisë nivelin.

Nuk kam parë asnjë skuadër deri tani që të parkojë autobusin ashtu si Kukësi.", u shpreh Starova në MCN. 





15:45 Sport

Ndeshja në

Shqipëria do të presë në 12 tetor Republikën Çeke, në takimi...

Lajmet e fundit nga