web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milan nuk bind me lojën, por Leao i jep fitoren ndaj Veronës

2023-09-23 17:42:27, Sport CNA

Milan nuk shkëlqen, por bën detyrën në San Siro dhe mposht me rezultatin minimal 1-0, Veronën. Në sfidën që nisi me vonesë për shkak të rreshjeve të shiut, kuqezinjtë ia dolën falë një goli të shpejtë nga Rafael Leao. Portugezi shënoi që në minutën e tetë falë një asisti të Olivier Giroud, i cili rrëmbeu një top nga kundërshtarit dhe nisi Leaon që nuk fali duke shfrytëzuar në maksimum shpejtësinë që e karakterizon.

Në minutat pasardhëse, Verona ia doli të kalonte shokun psikologjik dhe në të 21-tën u desh ndërhyrja e Sportiellos për të shmangur golin. Në pjesën e dytë, vendasit menduan më shumë për të menaxhuar avantazhin dhe ndeshja nuk pati raste të pastra shënimi.

Milani rikthehet kështu te trepikëshi pas asaj humbje në derbi ndaj Interit, me kuqezinjtë që ngjiten në kuotën e 12 pikëve dhe për momentin janë të dytët. Nga ana tjetër, Verona mbetet në vendin e nëntë me shtatë pikë.





16:36 Sport

Derbi në

Duke filluar nga ora 18:00, do të luhet derbi mes Dinamo Cit...

Lajmet e fundit nga