Anti-drug operation in Kruja Highlands, Kruja and Thumana
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka pranuar se ka mbetur shumë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij ndaj Erzenit. Ai theksoi se tani e tutje do të fokusohej vetëm te lojtarët e gatshëm dhe kush pretendonte për vendin në formacion, duhej ta tregonte.
“Patjetër që jemi të zhgënjyer. Nuk është se do dal unë këtu e të bëj si burrë i mirë. Jam i zhgënjyer për si interpretuam, sigurisht mund të kishim pak më shumë grintë e dëshirë të fitonim topin e parë e të dytë e mos i jepnim mundësi kundërshtarëve. Ndodhi përsëri situata ku pësojmë gol shpejt e riniset kundërshtari, është ndeshje për t’u harruar. Tani do të nxjerr konkluzione e fokusuar shumë mirë ku mendojmë që një pjesë të japë 200% e pastaj sa herë të jetë nevoja, pjesa tjetër të jetë e gatshme.
Na munguan elementë që janë shumë të rëndësishëm në futboll dhe sigurisht mund të jesh i paqartë taktikisht. Por ku ke grinte, kundërshtari nuk afrohet, se edhe kur pësuam kundërshtari na erdhi te porta dhe në 2-3 situata në pjesën e dytë na shpëtoi Ilioni.
Kur ke një grup lojtarësh që mendon që je i dubluar, mundohesh të bësh ndonjë riparim, u munduam të ruajmë forcat duke ditur që kontingjenti është i përafërt me njëri-tjetrin. Por sidomos në pjesën e parë nuk rezultoi siç duhet ndaj edhe rrezikuam shumë.
Kërkonim që duke futur Najdovskin në mesfushë të shtonim agresivitetin dhe kur ndërtonim të shtynim shumë lart me Haxhiun, duke pasur tre lojtarë gjithmonë në mesfushë. Në atë pozicion edhe dy mesfushorët e tjerë duhet të kenë tipare mbrojtëse, se nuk lihet vetëm një për të thyer aksionet. Se bëhet e vështirë e hapet skuadra. Kjo hapje na sjell vështirësi. Kur zbret ai para, mbrojtësit e krahëve nuk sillen si më 4 por me 5. Por nuk shkoi siç duhet ajo që kishim përgatitur në pjesën e parë.
Mendoj se çdo gjë që ndodh shërben për të mësuar dhe sigurisht që pjesën më të madhe të formacionit e kemi të kristalizuar. Me ardhjen e Deliut shtohet një forcë në aspektin defensiv në mesfushë, sigurisht në vijim do të shihni një lojtar që nuk është se do të kemi 3 ose 4. Do të fokusohemi te ata që janë, pastaj të tjerët të marrin vendin duke luftuar e duke qenë konkurrent për vendin, por edhe pozitiv që kur të futet të jetë ai që bën diferencën e të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Në vijim do të kristalizohen më shumë, kjo ndeshje na ka shërbyer vetëm për keq e të marrim si mësim, që nga unë i pari. Kampionati sa ka filluar është rrugëtim i gjatë duke ditur edhe formulën me FINAL FOUR. Do të fokusohemi e jemi gjithmonë te 100% ai që jep, 200% ai që futet. Nëse nuk ndodh kjo, do të jetë e vështirë pastaj për të qenë në fushë”, tha Shehi për “MCN” në fund të ndeshjes.
Erzeni ka bërë surprizën e madhe, teksa triumfoi minimalis...
Duke filluar nga ora 18:00, do të luhet derbi mes Dinamo Cit...
The Albanian Football Federation is waiting for an important...
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Tiranës dhe Erzenit...
Arturo Vidal u largua gjatë muajit korrik nga Flamengo, po...
I pyetur nëse ka ardhur apo jo momenti i Salit për të luajtu...
Tirana do të përballet sot me Erzenin në stadiumin “Selman...
Një fondacion nga Lindja e Mesme është gati për të blerë I...
Gjermania bëhet me trajner të ri dhe tashmë është zyrtare. J...
Humbja me përmbysje ndaj Laçit “djeg” ende në kampin shkodra...
Një rikthim i shumëpritur do të jetë ai i Armando Brojës në ...
Pas fitores 1-2 ndaj Sheriff Tiraspol, në Europa League, tra...
Ernest Muçi has scored a double goal in the match that is cu...
Ernest Muçi has scored a goal in the match that is currently...
Trajneri Silvinjo, në sfidën me Çekinë mund të sjellë futb...
Në “Elbasan Arena” ora 18:00 ditën e nesërme do të luhet d...
Mbrëmjen e djeshme në fazën e grupeve të Champions League u ...
Pas golit të minutës së fundit në Champions League , Ivan Pr...
Dinamo City, ka prezantuar afrimin e radhës për repartin e m...
Mund të jenë muajt ose viti i fundit me Bajernin, por fito...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...